Të tjera lajme

Jakupi: Në vend nuk zbatohen standardet ndërtuese!

Stilet arkitekturore evoluojnë dhe ndryshojnë me kalimin e kohës, duke reflektuar nevojat, teknologjitë dhe preferencat estetike të shoqërive që i krijojnë. Në vendin tonë, sipas arkitektit Enis Jakupi, kohët e fundit është e vështirë të flitet për stile të qarta arkitekturore, pasi ndërtimi po ndodh me ritme dhe standarte të ndryshme por edhe tw shpejta. Në një deklaratë për Televizionin Koha, Jakupi thekson se duhet të vihen në praktikë standardet për ndërtim, të cilat mbeten sfiduese për shkak të neglizhencës së komunave dhe inspektorëve të cilët duhet të kontrollojnë përputhshmërinë e ndërtimit me ligjet.
Enis Jakupi – Arkitekt “Evropa punon me Evrokode dhe rregullat e gjithë kandidatëve të Be por edhe të Rmv që pretendon të jetë anëtare duhet standart të jenë evrokodet, që janë rregulla me të cilat duhet të punojë një rajon i caktuar apo një shtet i caktuar, p.sh rregullat me të cilat duhet të përdoret një beton i caktuar , aplikimin e konstruksioneve në dru, për çelikun, kombinimi beton -çelik, e kështu me radhë. Këto janë disa koncepte që ne duhet ti kemi parasysh gjatë aplikimit të një ndërtimi. Rmv ka evoluar në aspekt të
aplikimit të standarteve mirëpo sa aplikohen në praktikë. Për fat të keq nëpër komunat tona, njësitë tona, është bërë një koncept i çuditshëm, e merr lejen e ndërtimit, dhe inspektorët nuk dalin në terren. Ato që i kontrollojnë këto standarde janë inspektorët që konstatojnë të gjithë gabimet. Këtu inspektorët merren me atë se a është bërë objekti më i madh apo më i vogël. Inspektori e ka grafën e tij ku duhet ti japë të gjitha vërejtjet. Standartet në letër i kemi shumë të mira por jemi shumë larg asaj që duhet të jemi”
Në lidhje me praktikat e ndërtimit, Jakupi nënvizon se edhe pse objektet e ndërtimit janë projektuar në përputhje me standardet dhe normativat, ka një hendek të madh mes projektimit dhe realizimit të tyre.
Enis Jakupi – Arkitekt “Komunat duhet të merren sa implementohen ligjet të cilat janë në fuqi, nëse implementohen ligjet dhe rregulloret ne nuk do të kemi problem. Në aspekt të projektit të gjitha objektet i kënaqin standartet, normativat, rregulloret mirëpo në aspekt të praktikës a janë realizuar objektet ashtu sic janë planifikuar? Ne duhet të dimë se objektet e Rmv janë projektuar me 9 shkallë merkel jo rihter se me qenë 9 shkallë rihter ndryshon relievi i tokës. Janë disa koncepte që ne i përziejmë, gjithë varet nga lëvozka e
tokës. Në rajon jemi i vetmi shtet që kemi institutin sizmologjik inxhinierik dhe duam ose jo kemi pasur ligje të ndryshme që i kemi aplikuar por tani jemi i vetmi shtet që përveç që bëjmë fazën e statikës për ndërtim në aspekt të dokumentacioneve duhet të marrim vendim nga instituti se a i plotësojmë kushtet dhe konceptet objekti gjatë ndërtimit. Në aspekt projektimit është e kënaqshme po në aspekt praktik lidhet me shumë dukuri.”
Jakupi po ashtu deklaroi se një nga problemet kryesore për të ardhmen arkitekturore të qyteteve, përfshirë Tetovën, është infrastruktura rrugore dhe menaxhimi i hapësirave private dhe publike. Ai kritikoi uzurpimin e hapësirave publike dhe krijimin e kushteve të papërshtatshme për qytetarët.Prandaj apelon që komunat të angazhohen në implementimin e ligjeve dhe rregulloreve që janë në fuqi.TV KOHA

Të fundit