Sot në emisionin ‘Pas Dite’ në Televizionin Koha, ku ishte e ftuar deputetja nga rradhët e koalicionit VLEN Imerlije Saliu, që është deputetja e parë me mbulesë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ajo shprehet se mbulesa është individuale, dhe se i bën nder dhe femrat me mbulesë gëzojnë lirinë e plotë dhe janë të kyçura në jetën publike. Ajo thotë se kauza e saj si grua në politikë është mbështetja e të rinjëve, grave dhe të mbështet rastet sociale. Sipas saj, të gjithë deputetët e koalicionit Vlen janë të gatshëm që të mbështesin të rinjtë në nismat e tyre, në iniciativat që të rinjtë duan t’i ndërmarrin në të mirë të shoqërisë. Sa i përket gruas dhe qëllimit të saj në arritjen e objektivave në politikëbërje, ajo thotë që ‘Gratë, sipas saj janë më të përgjegjshme, më të afta dhe më të organizuara prandaj gruaja duhet të jetë pjesë e vendim marrjes dhe të jetë pjesë e jetës publike’. Ajo apelon që gratë të mbështesin gratë tjera, sepse gruaja bën ndryshime në shoqëri. Më tej shton se pa përkrahjen e familjes nuk do të ishte këtu ku është, dhe pse suksesi për të është një definicion më i gjërë, por megjithatë ajo që ka arritur deri tash është falë përkrahjes së familjes. Ka mbaruar studimet për shkenca politike dhe gjithmonë ka qenë e kyçur në sektorin civil në të mirë të shoqërisë, dhe kur nuk ka qenë pjesë e politikës. Postin si deputete e sheh si nder dhe përgjegjësi. Bën thirrje për të rinjtë të jenë më aktiv dhe të punojnë më shumë për të arritur qëllimet e tyre në jetë, vetëm me një rini aktive, që punon në të mirë të shoqërisë vendi do të ec përpara./TV KOHA/








