Të tjera lajme

Kasami shpërndanë pajisje sportive për shkollat e mesme

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami,I shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e
sektorit për arsim në komunën e Tetovës ka qëndruar për vizitë në Gjimnazin e
Tetovës Kiril pejçinoviq, ku edhe ka bërë shpërndarjen e pajisjeve sportive.
Mbështetja kap vlerën rreth 2.4 milion denarë, ndërsa kreyetari Kasami është
shprehur se prej ndërtimt të sallave sportive e deri më tani nuk është treguar kujdes
që nxënësit të kenë pajisje sportive gjatë zhvillimit të orës së mësimit.
Poashtu, Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami krahas vizitës në Gjmnazin
e tetovës, në orët e pasditës ka qëndruar edhe në shkollën e mesme ekonomike tetë
shtatori, ku edhe atje janë ndarë pajisje sportive.“Ky është një investim në të
ardhmen e qytetit tonë, një investim në rritjen e mundësive për të rinjtë tanë.Ky
është një tjetër premtim i mbajtur. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë kushte më të
mira për arsimin, aktivitete më të pasura dhe mundësi për zhvillimin e talenteve.
Shkollat dhe nxënësit tanë janë prioritet”, theksoi Kryetari i komunës së Tetovës
Bilall Kasami.TV KOHA

Të fundit