Të tjera lajme

Isen Shabani në OnTime: Brenda muajit përfundon procesi, ASH-ja ka një kryetar dhe ai është Ziadin Sela

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Isen Shabani në emisionin OnTime në Televizioni Koha tha se brenda muajit do të përfundoj tërësisht procesi i vulave të partisë dhe se drejtësia do të merr epilog. Sipas tij, ASH-ja ka vetëm një kryetar legjitim dhe ai është Ziadin Sela.

Shabani i cili gjithashtu mban postin e Kryetarit të Komunës së Vrapçishtit tha se i ka ngritur padi Ministrit për Politikë Sociale Fatmir Limani pas që i njëjti me marrjen e kompetencave të çerdheve, ka bërë shkelje ligjore kur ka emëruar drejtor të ri, duke i lënë nxënësit pa edukatore. Tutje Shabani bëri me dije se me shumë gjasë do të kandidoj edhe për një mandat në Komunën e Vrapçishtit.

Shabani demantoi zv/kryeministrin e parë njëherazi edhe kryetar i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti i cili ditë më parë në emisonin OnTime tha se ka dërguar “Selam” te Fronti Europian për të unifikuar votën shqiptare në komunat ku rrezikohen nga mbivotimi maqedonas, siç janë Bervenica, Kërçova dhe Çashka, ku Shabani tha se deri te Fronti Europian nuk ka arritur asnjë informacion i tillë nga z.Mexhiti dhe se një gjë e tillë është e pamundur pasi që të njëjtit pritet të kenë marrëveshje me VMRO-në për bashkëpunim në zgjedhjet lokale. Shabani gjithashtu tha se është mëse e nevojshme që të ketë zgjedhje të reja parlamentare së bashku me ata lokale pasi që sipas tij presioni nga ndërkombëtarët ndaj Mickoskit shkon duke u rritur pasi që nuk po arrihet marrëveshje për ndryshimet kushtetuese.

Shabani gjithashtu tha se rezultati dhe formimi i qeverisë së re në Kosovë mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në Maqedoni të Veriut. Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni në Televizionin Koha në ora 21:40, në Facebook dhe në Youtube në kanalet tona zyrtare./TvKoha/BesianLeka/

Të fundit