Të tjera lajme

Hasipi: Nëse ndrrimi i emrave të rrugëve nuk është prioritet pse qenka prioritet stema?!

Emërtimi i rrugëve në Tetovë që kanë vetëm numra apo edhe ndryshimi i emrave të vjetër me të rinj, duket se kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasamit i ka hapur telashe shtesë.

Kundërshtimi që vjen nga partitë maqedonase shpesh herë i mbështjellur me narrativën se Tetova ka probleme tjera prioritare se sa të ndryshohen emrat e rrugëve qartazi tregon se Mickoski dëshiron të luajë rolin e padronit në këtë vend.

Pra, deklarata e tij se nëse nuk i pëlqejnë emrat apo vendimet e këshillit nuk do ta miratojë ndryshimin e emrave është më shumë se politikë ditore.Mes rreshtave VLEN-it i thotë se unë pyetem në këtë shtet.

Në këtë rast sikurse edhe në raste tjera Mickoski tregon fuqinë që ka karshi VLEN-it.

Realiteti së bashku me faktet është në anën tjetër.

Nëse Mickoski thotë se qeveria që deejton ai ka mbështetjen më të madhe ndonjëherë në vend atëherë atij dikush nga VLEN-i duhet ti thotë se kryetarët e komunave janë zgjedhur nga qytetarët dhe ata gëzojnë mbështetje dhe janë legjitim.

Prandaj, në këtë rast Kasami ka të drejtë të vendos së bashku më këshillin se cili problem do të zgjidhet.Pra,ka ardhur koha që në Tetovë, rrugët të marrin emra ashtu siç e meritojnë dhe si është realiteti etnik.

Në këtë kontest, narrativa për ndrrimin e stemës a është prioritet i shtetit.Çfarë ndryshon për qytetarët nëse ndryshohet stema.

Asgjë.A do të ketë rroga më të mira,a do të zhvillohet ekonomie a do të jenë më të lumtur maqedonasit.

Nëse ndrrimi i emrave të rrugëve nuk është prioritet pse qenka prioritet stema.

Prej nga doli tanimë kjo temë si me stëmen poashtu edhe me hymnin.A është prioritet ndrrimi i hymnit.A do të jenë më patriot maqedonasit me himin e ri?

Sa më shumë Mickoski po merr kontrrollin e shtetit aq më i madh është zullumi kundër popullit shqiptar.

Prandaj,VLEN duhet që jetë korrekt me shqiptarët sepse faktet janë në anën e Mickoskit.

Ai është kundër ligjit për gjuhën shqipe.VLEN nuk arrinë ta avancojë.

Mickoski bën punësime,VLEN nuk mund të bëjë punësime.

Mickoski kundër akademisë shqiptare, VLEN nuk mund të bëjë akademinë shqiptare dhe nuk mund të punësojë asnjë akademik në ASHAM.
Mickoski kundër ndryshimeve kushtetuese,VLEN nuk mund të bëjë asgjë.

Mickoski kundër ligjit për përfaqësim adekuat,VLEN gjen zgjidhje pa zgjidhje.
Mickoski pro ligjit për branitella,VLEN nuk ka fuqi ta ndalë.

Mickoski çdo ditë në Maqedoninë Lindore promovon projekte,VLEN lëshon komunikata si komunikatat e viteve të 90-ta, të gjata dhe të lodhshme pa përmbajtje.Pjesëmarrja në qeveri nuk është të shkruash komunikata por të realizosh projekte.

Ma qesharake deri më tash është komunikata e zëvendësministres Zekolli Shaqiri për banesat sociale.

Ja komunikata e saj:
“Pas shumë vitesh pritjeje, më në fund erdhi momenti që shumë qytetarë ta bëjnë realitet të drejtën e tyre ligjore mbi banesën ku jetojnë. Sot, me përkushtim të madh, filluam me nënshkrimin e 40 kontratave për blerje-shitje të banesave shoqërore, në përputhje me Ligjin për shitjen e banesave në pronësi shoqërore dhe Ligjin për banim.

Ky është vetëm hapi i parë drejt zgjidhjes së një problemi që prek qindra qytetarë ndër vite. Ne, si ministri, po punojmë me përkushtim dhe intensitet maksimal për të përmbyllur këtë proces sa më shpejt, duke u siguruar që çdo qytetar të marrë atë që i takon me ligj. Ky është një hap drejt drejtësisë sociale dhe një dëshmi e qartë se ne jemi këtu për qytetarët dhe për të përmirësuar jetën e tyre” shkruan zv ministrja Zekolli.

Vetëm ta rikujtoj këtë zëvendësministre se në asnjë vendbanim shqiptar nuk është paraparë ndërtimi i banesave sociale me paratë e qytetarëve.

Pra me paratë tona në Maqedoninë Lindore do të ndërtohen banesa sociale.

Nëse nuk e ke të qartë dëgjoje ministrin kur i numëron qytetet me shumicë maqedonase ku do të realizohen këto projekte.

Boll me komunikata por grahni punës!

(Qëndrime personale)

Të fundit