Të tjera lajme

LIGA E PARË: SHKËNDIJA SHUMË E FUQISHME PËR SILEKSIN

Dy fitore  të  ekipeve  vendase  një barazim  dhe  tre fitore të ekipeve mysafire me  15  gola të shënuar  është epilogu i ndeshjeve të javës së 20 në Ligën e parë të futbollit vendor, Shkëndija  me  43  pikë  kryeson tabelën pra  Rabotniçkit  që ka  40  dhe  Gostivarit  me  39 pikë

Derbi  në Tetovë mes dy skuadrave pretendente për kreun e tabelës Shkëndija dhe Sileksi që  nisi me ndarjen e  dy dhuratave nga ana e  klubit kuqezi  për dy  legjendat e  saj Ferhan Hasani për karrierën e tij të lavdishme pas vendimit për t’u tërhequr nga futbolli dhe Besart Ibraimin për arritjen historike të 150 golave me fanellën kuqezi!

Sa i përket ndeshjes nisi ashtu siç u ka hije dy skuadrave  pretendente  për kreun e tabelës. Shkëndija  ishte  superiore   gjatë gjithë ndeshjes   edhe pse  të parët  në epërsi  kaluan  mysafirët por  gëzimi i tyre  zgjati vetë pesë minuta, pasi Kërstevski barazoi me super gol që rrallë shihet në terrenet e futbollit, ndërsa në pjesën e dytë Ramadani, Ibraimi  dhe  Latifi në tërësi demoluan  ekipin mysafirë  të cilët   në fundë të ndeshjes arritën që zbusin rezultatin në 4-2. Kjo  fitore  e kuqezinjve  tetovar  hapë rrugën drejt  titullit të pestë kampion. Pas  ndeshjs trajneri Jeton Beqiri deklaroi  se  nuk ishte i kënaqur me pjesën e parë  dhe  shumë i kënaqur me  pjesën e dytë  ku në shprehje  erdhi cilësia

Patjetër unë jam shumë i kënaqur  në aspektin fizik me  skuadrën krahasuar me  sezonin vjeshtor  dhe normalisht edhe cilësitë që kemi në skuadër dhe  futbollistët  që janë në panin janë futbollist të cilët janë shumë cilësorë. Konkurrenca është e madhe  unë jam i kënaqur  si ekipi punon, por  duhet të tentojmë të përmirësohemi nga  dita  në ditë” deklaroi trajneri Jeton Beqiri

Derbi  ndërmjet Besës së Dobërdoillit  dhe Gostivarit u mbyll me barazim pa gola,  edhe  pse skuadra vendase pati dy raste të volitshme por  portieri mysafir dhe fati  nuk ishte  në anën e tyre. Por   vendasit  ankohen se  u janë mohuar  edhe  dy penaltia  për çka zyrtarisht kanë reaguar  ku mes  tjerash thuhet “Nëse edhe në ndeshjen e radhës përballemi me të njëjtin trajtim të padrejtë dhe referim tendencioz, presidentët e klubit do të tërhiqen nga garat e metutjeshme!”
Fitore  të rëndësishme sot ka  regjistruar edhe  Shkupi në transfertën me  AP Brera në Strumicë me rezultatin 2-1, Rabotniçki mori fitore minimale 1:0 nga  Voska Sport me. Pelisteri ka befasuar ekipin e  Tikveshit në Kavadar  duke e mundur  2-1. Të shtunë  Struga Trim Lum u befasua  nga Vardari  duke  humbur 0-2, për çka pas ndeshjes  trajneri  Qatip Osmani  ka dhënë dorëheqje të pa revokueshme , Pas javës së 20-të Shkëndija kryeson me 43 pikë, pasojnë Rabotniçki me 40, Gostivari 39. Sileksi 38, Struga Trim Lum 32 pikë .

Rezultatet: Shkëndija – Sileksi  4-2, Besa – Gostivari 0-0, Rabotniçki – Voska Sport  1-0, AP Brera – Shkupi 1-2, Tikveshi – Pelisteri 1-0, Struga Trim Lum – Vardari 0-2

TABELA:  1. Shkëndija  43 pikë, 2.Rabotniçki 40, 3.Gostivari  39, 4.Sileksi  38, 5.Struga Trim Lum 32, 6. Shkupi 28, 7.Pelisteri 23, 8.AP Brera 20,  9.Vardari 16, 10. Tikveshi 15, 11.Voska Sport 15  dhe  12. Besa e Dobërdollit 14 pikë

Në xhiron e 21-të, më  2 mars në ora  14:00takohen: Gostivari – Rabotniçki, Shkëndija – Tikveshi, Vardari – Besa, Shkupi – Pelisteri, Sileksi – Struga Trim Lum dhe Voska Sport – AP Brera

Shaban Sinani – TV Koha

 

Të fundit