Të tjera lajme

FUTBOLL: NESËR ZHVILLOHEN NDESHJET ÇEREKFINALE TË KUPËS

Të mërkurën me fillim në ora 14:00, në program janë ndeshjet e çerekfinales  së Kupës së Maqedonisë në futboll dhe  për këtë aktivi i referve në kuadër të FFM-së  kanë caktuar arbitrat të cilët do të ndajnë drejtësi në katër ndeshjet e nesërme.

Ndeshja mes Struga Trim Lum  dhe  Gostivari që konsiderohet finale para  finales që do të zhvillohet  në stadiumin e qytetit në Strugë, drejtësinë  do ta  ndajë arbitri  nga Kavadari  Stojançe Trpçevski. Kujtojmë se ekipi Struga Trim Lum pas  largimit të trajnerit  përgjegjës ekipi do të drejtohet nga Meriton Gega

 Në stadiumin e qytetit në Radovish, Detonit Plaçkovica është nikoqire e  Shkëndijës. Drejtësinë në këtë ndeshje  ku skuadra  kuqezi është konsiderohet favorite  absolute drejtësia  i është besuar Aleksandër Grujoskit  nga Kërçova.

Në Strumicë përballen AP Brera dhe  Arsimi i Çegranit, ndeshje  kjo e cila nuk ka favorit absolut, ndërsa  drejtësinë do ta ndaj Stojançe Stojanov .

Në stadiumin arena “Todor Proeski” në  Shkup, skuadra e vardarit  është nikoqire  kampionit vjeshtor Sileksit, Drejtësinë në kë ndeshje do të ndaj arbitri tetovar  Furkan Idrizi

Të  gjitha  katër ndeshjet çerek finale luhen nesër me fillim në ora 14:00, ndërsa   ekipet fituese do të kualifikohen në gjysmëfinale

 

Kupa e RMV-së ndeshjet çerekfinale

Struga Trim Lum – Gostivari

Detonit Plaçkovica – Shkëndija

AP Brera  – Arsimi 1973

Vardari – Sileksi

 Shaban Sinani-TV Koha

Të fundit