Për të 13 vit me radhë shoqata humanitare agimi I Bamirësisë në Tetovë shpërndanë iftare falas për studentet dhe nevojtarët në Tetovë. Këtë vit për shkak se muaj i ramazanit fillon gjatë vikendit janë shpërndarë 700 iftare, ndërsa me ardhjen edhe të pjesës tjetër të studentëve ky numër arrinë deri në një mijë iftare thotë Visar Xhaferi nga kjo shoqatë.VISAR XHAFERI – AGIMI BAMIRËSISË “ Sot është vendos për 700 iftare se me shpresë se shumë shpjet do të arrijë numri një mijë, arsyje pse fillohet me 700 është se dita e parë dhe e dytë ëshstë se studenttë do hanë iftaret në shtëpi dhe nga dita e hënë do i kemi dy qind apo tre qind studentët tanë që do i bashkëngjiten sofrës.” Por nga kjo shoqatë edhe jashtë Ramazanit ofrojë ushqim për studentet ku rrehë 200 studentet çdo ditë porosisin ushqimin e tyre në këtë meze , nga 600 sa numrin grupi i studentëve.VISAR XHAFERI – AGIMI BAMIRËSISË “ Përafërsisht tek menata e jashtë Ramazit janë 600 studentë që votojnë tek grupi vacapit dhe aty paraqiten çdo ditë nga 150 deri në 200 jashtë Ramazanit, dhe në Ramazan shkon deri në 300 deri të mërkurën edhe aty nga e njëjta edhe e premtja numri bije se shkojnë në Kosovë Luginë apo nga janë numri bie , gjatë gjithë Ramazanit të mbërrijmë një mijë edhe të mbarojë ky muaj me 30 mijë iftare.” Sipas Xhaferit një iftar ka vlerën prej 3.5 eurosh apo 210 denar, ndërsa mjetet sigurohen nga kompanitë e vendit dhe bamirësit. Sipas Xhaferit gjëra me e mirë që mund të bëhet është të siguroj iftare për pjesën më të ndjeshme të shoqërisë .VISAR XHAFERI – AGIMI BAMIRËSISË “ Çdo vit e kemi me stres fillimin se nisim një rrugë të gjatë një maraton 30 ditore dhe kemi frikë se nuk do arrijmë ta mbulojmë dhe se ka kompani që kërkojnë pagesën ditën kur e marrin ofertën ka të cilët presin dhe nuk duam të presim se nuk duam me sevap të bëjmë gjynah duke i futur në borxh. Çështja financiare është njëra dhe çështja tjetër është çështja shpërndarjes sepse nëse i lëmë këtu një mijë këtu behët kaos dhe ka vullnetar që vijnë me makinat e tyre dhe mbulojnë të gjithë lagjet e Tetovës.” Studentet hanë ushqim në dy meza afwrë universitetin të Tetovës të cilët nga aktivistët e kësaj shoqate shtrohen çdo ditë. Kjo ndihmon ata që të hanë ushqim të ngrohet dhe të mos kenë as harxhime dhe as enë për të pastruar. Ndërsa të gjithë ata që duan të ndihmojnë në aspektin financiar mund të drejtohen tek shoqata Agimi Bamirësisë që zyrat i ka në ballë të shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë.







