Të tjera lajme

Zjarret në natyrë, apelohet për kujdes

Rritja e temperaturave këtyre ditëve ka shkaktuar shumë zjarre në rajonin e Tetovës dhe jo vetëm.Më shumë zjarre janë përhapur në pyje dhe prona bujqësore.Edhe nga Njësia e Zjarrfikësve edhe nga Parku Kombëtar Mali Sharr, thonë se zjarret që shkaktohen në këtë periudhë janë të qëllimshme dhe janë shkaktuar nga faktori njeri.

Edhe nga Njësia e Zjarrfikësve edhe nga Parku Kombëtar Mali Sharr apelojnë deri tek qytetarët e komunës së Tetovës dhe komunave tjera rurale të jenë sa më të kujdesshëm në këtë periudhë kohore, duke mare parasysh dëmet që mund të shkaktohen nga paraqitja e zjarreve në natyrë dhe në objekte.Gjithashtu apelojmë deri tek bujqit dhe pushuesve në natyrë, të mos ndezin zjarre dhe të mos hudhin cigare, pasi që një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë një katastrofë të madhe në këto temperatura të larta.Avni- Emir HusesiniApelohet për kujdes gjatë kësaj periudhe kohore, të mos dëmtohen të mirat materiale të qytetarëve, pyjet dhe fushat, dhe ajo që është më me rëndësi të mos rezikohet jeta e njeriut.

Të fundit