Të tjera lajme

LIGA E PARË: SHKËNDIJA FITORE PËR TITULLIN KAMPION, BESA FITORE PËR MBIJETESËN

Dy fitore të skuadrave vendase një barazim dhe tre fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 14 gola të shënua he dy kartonë të kuq është epilogu i ndeshjeve të javës së 26-të në Ligën e parë të futbollit vendor

Besa e Dobërdollit me fitoren e sotme kundër Gostivarit me rezultatin 2-1 në një ndeshje e cila u zhvillua në kushte jashtë zakonisht të vështira atmosferike ka shtuar gjasat që të shpreson se do të siguron mbijetesën. Duke u bazuar edhe në rezultate që u shënuan në xhiron e 26-të. Autor të golave për ekipin Besa ishin Remzifaik Selmani dhe Shefit Shefitit; të dy golat nga pika e bardhë në minutën e 55 dhe 72, ndërsa golin e nderit pë Gostivarin e shënoi Kalanoski në minutën e 80-të. Gostovar nga Minuta e 54 luajti me një futbollist më pak pasi Emanuel Mbende u ndëshkua me kartonë të kuq. Duhet të theksojmë se Kalanoski në minutën e 37 nuk realizoi penalti të cilën e mbrojti Zahov. Me tre pikët e sotme Besa tani gjendet në pozitën e 9-të me 24 pikë

Shkëndija edhe pse me një lojtarë më pakë në pjesën e dytë, nga Kavadari kthehet me fitore me të madhe dhe tyre pikë që i japin shpresë që në fund të këtij sezoni të shpallen për të pestën herë kampionë i Maqedonisë së Veriut. Golin e vetëm për këtë fitore të madhe në Kavadar e realizoi Liridon Latifi në minutën e 69-të..

Voska Sport me golin e Ilirid Ademit nga penaltia ishte në epërsi deri në minutën e 90-të kur Sileksi arriti të përmbysë rezultatin në 1-2 dhe kështu vazhdon të mbetet konkurrenti më serioz i Shkëndiës për titullin kampion. ,

Në stadiumin e Çairit, FC Shkupi dhe Rabotniçki luajtën me barazim pa gola, Ndërsa Vardari me fitoren 2-0, në Strumicë përfundimisht e fundosi AP Brerën. Dje Struga Trim Lum mundi Pelisterin 4-1/

Rezultatet:

Tikveshi – Shkëndija 0-1

Besa – Gostivari 2-1

Voska Sport – Sileksi 1-2

Shkupi – Rabotniçki 0-0

AP Brera – Vardari 0-2

Struga Trim Lum – Pelisteri 4-1

TABELA : 1.Shkëndija 56 pikë, 2.Sileksi 52, 3. Rabotniçki 49, 4.Gostivari 44, 5.Struga Trim Lum 42, 6.Shkupi 33, 7.Pelisteri 29, 8. Vardari 28, 9. Besa 24, 10. Tikveshi 22, 11.Voska Sport 22, 12.AP Brera 21 pikë

Në javën e 27-të, më 13 prill, me fillim në orq 15:00, takohen: Gostivari – Shkupi, Pelisteri – AP Brera, Rabotniçli – Struga Trim Lum, Shkëndija – Voska Sport, Sileksi – Besa dhe Vardari – Tikveshi

Shaban Sinani – TV Koha

Të fundit