Ato janë ndërtuar si shenjë falënderimi ndaj popullit shqiptar për mikpritjen e refugjatëve nga Kosova. Memoriali i Eksodit Kosovar është i mbushur me fotografi, që paraqesin ngjarjet e asaj kohe, ndërsa monumenti artistik simbolizon sakrificën e nënës shqiptare.

Ky eksod përbënte deri në atë kohë, një nga zhvendosjet më të mëdha të popullsisë në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në Shqipëri, qytetet si Kukësi, Hasi dhe Tropoja, por gjithashtu dhe Tirana, Durrësi, Elbasani etj., u bënë qendra të rëndësishme për mikpritjen e refugjatëve. Familjet shqiptare hapën dyert e tyre për të strehuar mijëra shqiptarë të Kosovës duke treguar solidaritet dhe bujari të jashtëzakonshme.







