Studentët e Sociologjisë – Fakultetit Filozofik të Universitetit të Tetovës në kuadër të lëndës Arsimi mediatik realizuan vizitën në Televizionin Koha.
Kjo vizitë u mundësoi studentëve të njohin nga afër proceset e punës në një medium të njohur shqiptar dhe të kuptojnë më mirë aspektet teknike dhe kreative të prodhimit të një shfaqjeje televizive.

Gjatë vizitës, ekipi i Televizionit Koha na mundësoi një udhëzim të detajuar për funksionimin e studiove dhe paisjet e përdorura për regjistrimin dhe transmetimin e programeve. Ne patëm mundësinë të shohim nga afër organizimin e punës, si dhe të merrnim informacione për mënyrën e përgatitjes së lajmeve dhe emisioneve. Stafi i televizionit ishte shumë mikpritës dhe ofroi informacione të dobishme për proceset e krijimit të përmbajtjes dhe ndikimin e mediave në shoqëri.








