Të tjera lajme

Kompania “ECOLOG” furnizon me uniforma verore , dimërore si dhe këpucë zjarrfikësit në Tetovë

Gjatë ditës së sotme patëm nderin dhe kënaqësinë që të presim në Brigadën e Zjarrfikësve në Tetovë,përfaqësues nga kompania “ECOLOG”.
Nga ana e kësaj kompanie kemi pranuar një donacion shumë të vlefshëm për zjarrfikësit e qytetit. Jemi furnizuar me uniforma verore dhe dimërore si dhe këpucë për të gjithë pjestarët e Brigadës tonë.
Ne jemi shumë mirënjohës ndaj kompanisë “ECOLOG” të cilët vlerësojnë mundin dhe sakrificën e çdo zjarrfikësi dhe shpresojmë që bashkëpunime të tilla të kemi edhe në të ardhmen.
Me respekt,
Avni Ameti
Komandant i Brigadës së Zjarrfikësve – Tetovë.

Të fundit