Pesë fitore të skuadrave vendase, dy barazime dhe një fitore e mysafirëve me 21 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 27 në ligën e dytë të futbollit vendor. Arsimi i Çegranit me tre pikët kundër Bregallnicës është një hapë pranë suksesit historik kualifikim në elitë, ndërsa Bashkimi me barazimin kundër KF Skopjes në Kumanovë zhgënjeu tifozët e vet.
Në një atmosferë impozante që para fillimit të ndeshjes që kishin përgatitur banorët e Çegranit, të shtunën u zhvillua ndeshja derbi me Bregallnicën e Shtipit, ndeshja e cila doli të pas fitores 2-1 doli të shpallet si ndeshje e historike, pasi ekipin e Arsimit e ndajnë vet⌂m edhe nj⌂ hapë drejtë realizimit të ëndrrës 50 vjeçare për kualifikim në elitën e futbollit vendor aty ku janë Shkëndija, Struga, Trim Lum, Shkupi, Besa .Deri në fund të kampionatit për çegranasit kanë mbetur edhe tre ndeshje finale për tu ngjitur në maje. Pas fitores me Bregallnicën ekipi festoi bashkë me tifozët, ndërsa njeriu më meritor për këto suksese trajneri Vildan Saliju i emocionuar deklaroi
“Është një fitore shumë e madhe , një fitore me shumë vlera, një fitore që na bënë një hapë afër asaj ëndrrës të cilën e potencova ditë më parë. Unë dua të përgëzoj vetëm lojtarët e mi për angazhimin , seriozitetin dhe disiplinës. Ne ishim të vetëdijshëm se na pret një përballje shumë e rëndësishme ose derbi me faktin se Bregallnica është një ekip e cila ka një traditë shumë të madhe në futbollin vendor, por ne ishim me një vetëbesim shumë të lartë, motivim shumë të lartë dhe të gjithë lojtarët ishin në maksimum për ti zbatuar detyrat edhe pse rezultati është i ngushtë 2-1, por me lojën që treguam besoj se duheshe të ishte më thellë. Sigurisht të gjitha rastet mund me u konkretizua por me rëndësi janë tre pikët, angazhimi i gjithë lojtarëve dhe na jemi shumë të kënaqur , shumë të lumtur që një ëndërr jemi gati me e bë realitet” deklaroi trajneri Vildan Saliju
Sa i përket ndeshjes së ardhshme kundër Borecit në Veles që luhet të martën, trajneri Vildan Saliju tha se kundërshtarin e vlerësojmë lartë por shpreson se nga Velesi të kthehen me tre pikë
“Ndeshja e radhës me Borecin në Veles ku ajo ekip e cila matematikisht e ka konfirmuar rënien nga kategoria. Po ne nuk do na bënë pengesë kjo do motivohemi në maksimum do ta vlerësojmë lojën lartë si çdo ndeshje të cilën e kemi vlerësua do ta japim maksimumin dhe ishalla do të kthehemi me tre pike edhe nga atje” tha trajneri Saliju
Por skuadra e Bashkimit që konsiderohej njëra nga tre ekipet favorite për kualifikim në elitë të shtunën para tifozëve vendas zhgënjeu me barazimin 1-1 me Skopjen dhe tani duke u bazuar në orarin e ngjeshur do ta ketë rëndë për të mbetur në dy vendet e para
Rezultatet e javës së 27: Arsimi – Bregallnica 2-1, Bashkimi – Skopje 1-1, Bellasica – Detonit Plaçkovica 1-2, Kamenica Sasa – Vardari 4-2 , Makedonija Gj.P – Boreci 3-0, Novaci – Vardarski 3-0, Ohri – Kozhufi 1-0, Pobeda – Osogova 0-0.
Pas javës së 27 tabelën e kryesojnë Makedonija Gj.P me 60 pikë, Arsimi me 58 dhe Bashkimi 57 pikë
Në xhiron e 28-të, që luhet të martën me fillim në ora 17:00 takohen: Boreci – Arsimi, Bregallnica – Bellasica, Detonit Plaçkovica – Ohri, Skopje – Pobeda, Kozhufi – Bashkimi, Osogova – Novaci , Vardari (Neg) – Makedonija Gj.P dhe Vardarski – Kamenica Sasa
Shaban Sinani – TV KOha








