Pas pothuajse një viti në qeveri, krahu i Aleancës për Shqiptarët i udhëhequr nga Arben Taravari del braktis qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski. Kështu bëjnë të ditur nga kjo partie burime të besueshme të Televizionit Koha, të cilët kanë bërë të ditur se arsyet e daljes nga koalicioni qeveritar do të publikohen pas mbledhjes së sonte që është caktuar të fillojë në orën 19 në selinë e partisë në Tetovë. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në hapjen e shtabit zgjedhor për zgjedhjet lokale në Vrapçisht njoftoi se organet e partisë do të vendosin për daljen nga koalicioni qeveritar dhe se vendimi përfundimtar do të shpallet së shpejti.Ai njoftoi se do të flasë personalisht me kryeministrin Hristijan Mickoski për ta informuar qartë dhe saktë për vendimin.Në koalicion, vlerësoi Taravari, “ata nuk morën mbështetje për ndryshimet që shqiptarët kërkonin dhe prisnin”. Ai shtoi se “nuk dëshiron që ata të jenë kukulla në qeveri, raporton Tv Koha. Ndryshe, Arben Taravari, në cilësinë e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet e vitit të kaluar, ju bashkua koalicionit të bllokut opozitar të quajtur VLEN që përbëhej nga Lëvizja Besa, PartiaLëvizja Demokratike, Alternativa dhe Lëvizja Vetëvendosje. Pas përfundimit të zgjedhjeve, koalicioni VLEN bëri koalicioni me kryeministrin Hristijan Mickoski, ndërsa pakënaqësitë filuan kur Arben taravari nga Koallicioni VLEN u akuzua fillimisht se bashkëpunon me BDI-në dhe më pas doli me qëndrim se në zgjedhjet lokale në muajin tetor do të garrojë e vetme si parti me lista të këshilltarëve, që edhe më shumë e zgjeroi hendekun e krijuar brenda koalicionit VLEN. Pas këtyre zhvillimeve Bilall Kasami, Izet Mexhiti dhe Zekirja Ibrahimi kanë bërë presion tek kryeministri Mickoski që me çdo kusht Taravari ta braktisë qeverinë pasi që bashkëpunon me BDI-në. Pas takimit kokë më kokë me Mickoskin, ky i fundit tha se Taravari ka konfirmuar se do të bashkëpunojë me BDI-në dhe i dëshoi fat në këtë bashkëpunim të ri. Urim Hasipi/Tv Koha







