Të tjera lajme

MËSOHEN KUNDËRSHTARËT E MUNDSHËM TË SHKËNDIJËS NË RAUNDIN E PARË TË CHAMPIONSIT

Klubi i futbollit Shkëndija e Tetovës, kampion i Maqedonisë së Veriut, për  sezonin 2024/2025, do ta përfaqësojë vendin në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve në edicion  .

Nëse kalojnë raundin e parë, do të luajnë atëherë në raundin e dytë kualifikues, ndërsa nëse eliminohen që në fillim, do të vazhdojnë në raundin e dytë kualifikues të Konferencë Liga.

Shorti për raundin e parë dhe të dytë të Ligës së Kampionëve do të mbahet më 17/18 qershor, dhe ndeshjet e raundit hapës do të luhen më 8/9 dhe 15/16 korrik.

NdërsA rivalë të mundshëm të Shkëndijës janë: Ludogorets (Bullgari), Malmo (Suedi), Zalgiris (Lituani), Riga (Letoni), Lincoln (Gjibraltar), KuPS (Finlandë), New Saints (Uells), Drita e Gjilanit, Breidablik (Islandë), Linfield (Irlanda e Veriut).

 SHABAN SINANI –TV KOHA

Të fundit