Të tjera lajme

FFM: JAVA E 33-të TË SHTUNËN  MË 17 MAJ NË ORA 17:00

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka njoftuar zyrtarisht se për shkak të finales së Kupës së planifikuar për datën 21 maj 2025, Komisioni për Gara ka vendosur që ndeshjet e xhiros së 33-të dhe të  fundit të kampionatit 2024/2025 Ligës së Parë e Futbollit të Maqedonisë së Veriut të mos luhen të dielën më 18 maj, por një ditë më herët, të shtunën, më 17 maj, me fillim nga ora 17:00.

Kjo nënkupton se ceremonia e dorëzimit të trofeut për kampionin e ri të vendit, KF Shkëndija, do të zhvillohet të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë, pas përfundimit të ndeshjes kundër Sileksit.

Ndërkohë, FFM ka konfirmuar se dy ndeshje nuk do të zhvillohen fare, për shkak se ekipet e Voska Sport dhe KF Gostivar janë diskualifikuar nga gara për këtë edicion.

Të  shtunën me  fillim në ora  17:00  në javë e  55-të dhe të fundit të kampionatit takohen: Shkëndija – Sileksi, AP Brera – Rabotniçki, Pelisteri – Besa  dhe Tikveshi – Struga

Të fundit