Të tjera lajme

NBA INDIANA SIGUROI FINALEN E PLAY OFF NË LINDJE

Klubi I basketbollit Indiana është skuadra e parë që ka  siguruar finale e play off-it në Konferencën e Lindjes. Indina sot në ndeshjen e pestë gjysmëfinale  mundi  në  transfertë  ekipin e  Klivlend, me  rezultatin 114-105  duke  fituar  4-1 serinë e ndeshjeve. Në këtë  ndeshje  të  gjithë lojtarët   titullar  të  ekipit Indiana ishin në nivelin e duhur ndërsa   me efikasitet u veçua Tajris Halibarton  me 31 pikë. Ndërsa Mitchell realizoi 35 pikë për Klivlend. 

Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Oklahomës përmbys disavantazhin e dy ndeshjeve të para me Denver dhe tashmë udhëheq 3-2 serinë e fitoreve  në gjysmëfinale të plaz off-it .  Oklahoma sot në  përballjen  pestë mundi  ekipin  e Denver  me r rezultatin 112-105.

Te  Oklahoma  më efikas  ishte  Aleksandar Shai me  31 pikë, ndërsa te  Denver, Nikolla Jokiq  realizoi  44 pikë e 15 kërcime

 Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale

Cleveland – Indiana, 105-114 (1-4)

Boston – New York, (1-3)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale

Oklahoma – Denver, 112-105 (3-2)

Minnesota – Golden State, (3-1)
 
Shaban Sinani – TV KOHA

Të fundit