Të tjera lajme

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenet me të cilët u rrit pragu për nënshkrime nga kandidatët e pavarur për pjesëmarrje në zgjedhje

Gjykata Kushtetuese, në seancën e sotme, shfuqizoi nenet 17 dhe 18 të Kodit Zgjedhor, të cilat rritën pragun për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët dhe listat e pavarura që planifikojnë të marrin pjesë në zgjedhje.

Dispozitat ligjore, për të cilat Gjykata Kushtetuese nisi procedurat më 26 shkurt të këtij viti, nënkuptonin që kandidatët dhe listat e pavarura, për t’u përfshirë në fletëvotim, duhej të mblidhnin nënshkrime prej një përqind të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në zonën zgjedhore specifike (në rastin e zgjedhjeve parlamentare) ose në komunën specifike (në rastin e zgjedhjeve lokale).

Përqindja në nenet 17 dhe 18 të Kodit Zgjedhor është kontestuese. Këto nene vendosnin detyrim mbi një grup votuesish për të mbledhur të paktën 1% të nënshkrimeve të votuesve të regjistruar në ekstraktin nga Lista e Votuesve për kandidatët për kryetar komune ose këshilltarë në komunë ose për anëtarë të Kuvendit.

Në draft-raportin, gjyqtari raportues shprehu dyshime në lidhje me ndryshimet e reja nga pikëpamja kushtetuese, domethënë se ato shkelin vlerat themelore të Kushtetutës, sigurinë dhe parashikueshmërinë juridike, si dhe parimin e sundimit të ligjit. Ekziston gjithashtu dyshimi se është shkelur pluralizmi politik, si vlerë themelore e rendit kushtetues të rregulluar nga neni 8, paragrafi 1, rreshti 5 i Kushtetutës.

Këto ndryshime u votuan më 7 mars 2024 dhe do të zbatoheshin për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

Të fundit