Në ambientet magjike të Kalasë së Ulqinit, nxënësit e shkollës së mesme profesionale komunale “Gjoce Stojçeski” , e njohur ndryshe si shkolla tekstile nga Tetova, prezantuan sfilatën e parë, jashtë vendit, me veshje të krijuara nga vet ata. “Identiteti i gdhendur” – ishte titulli simbolik i sfilatës, ku nxënësit sollën jo vetëm krijimtari por edhe histori dhe traditë. Kostumet ishin të punuara me dorë, të qëndisura me kujdes dhe të dizajnuara me një mjeshtëri të veçantë.
Hirije Alili – Profesoreshë e tekstilit
“Nxënësit e viteve të treta dhe të katërta, qëndisje me dorë, ngjyrosje, teknika të ndryshme të dizajnit”
Sulejman Nuhiu – Kordinator i drejtimit të tekstilit
“Është një punë shumë e madhe, duke filluar prej idesë e deri tek finalizimi, është shumë atraktiv kohëve të fundit, dizajni i veshjes, jo vetëm tek ne por në të gjitha shtetet.
Nxënësit nuk ishin vetëm krijues, por edhe performues të mrekullueshëm. Secili prej tyre përfaqësoi një figurë, apo ngjarje të rëndësishme historike.
Nxënësit Taulanta Denjalli – Nxënës
“Në sfilatën e sotme u paraqita me veshjen e Fan Nolit, rilindasit, ku në pjesën e veshjes kemi punuar me materiale bas. Në punimet e veshjeve kemi përdorur qëndisje, teknikat e stampimit të fotografive si dhe ngjyrosje.
” Ajla Ganija “
Unë jam paraqitur me veshjen e Gjergj Fishtës, e cila tregon se pa marrë parasysh të krishterë apo myslimanë, ne jemi të gjithë shqipëtarë. Kemi bërë portrete me vizatime të thjeshta, qendisje, ngjyrosje. Përgatitja e veshjes zgjati dy muaj.”
Dhurata Jakupi
“Unë jam paraqitur me rilindasin Konstandin Kristoforidhi. Procedura zgjati deri një javë. Realisht në gjithë këtë veshje kam paraqitur Konstandin kKristoforidhin i cili është dekoruar me qëndisje në dorë.”
Enis Bajrami
“Sot u paraqita me alfabetin e parë shqip, konkretisht me Naum Veçiëharxhin, që quhet avetar, dhe kemi bërë stampimin e shkronjave të vjetra, nuk ka qenë shumë e vështirë për ne që e punojmë këtë punë, diku 3-4 muaj. Vet ne nxënësit kemi zgjedhur modelin se si do të bëhet, si kreacion.
Kjo sfilatë nuk ishte vetëm prezantim. Ishte një projekt edukativ, kulturor, artistik – dhe një mision për ta çuar shkollën “Gjoce Stojçeski” përtej kufijve dhe nuk kishte skenë më të përshtatshme sesa Kalaja e Ulqinit – një monument që flet për historinë, identitetin dhe qëndresën, theksoi drejtori i kësaj shkolle, Muzafer Livoreka.
Muzafer Livoreka – Drejtor i shkollës
“Shqiptarët, pos qyteteve bregdetare në Shqipëri që i vizitojnë ne kemi menduar që të bëhet edhe një përkrahje për qytetin e Ulqinit, edhe kalaja e Ulqinit, dhe përshtatja e terrenit të cilin ne e kemi analizuar me profesorët që duhet ta përgatisin sfilatën dhe ramë në përfundim që kalaja e Ulqinit është shumë e kapshme që të mbahet sfilata. Unë gëzohem që pas ardhjes sime e mbajmë një sfilatë jashtë shtetit, kjo tregon që dalë nga dalë po dalim jashtë qytetit tonë, apo po tentojmë të bëjmë një shkollë rajonale për nxënësit që kur të vijnë në shkollën tonë të kenë çfarë të formohen si personalitete për të ardhmen për tu bërë profesorë apo diçka tjetër nga këto drejtime. Edhe drejtimet e tjera por edhe tekstili ka mjaftë interes por duke e ditur edhe reduktimin e nxënësve në shkollën fillore por edhe mosinteresimi se çfarë ofron ky drejtim. Për një kohë të gjatë po luftojmë me një mentalitet që njerëzit mendojnë se shkolla e mesme tekstile është ajo e komunizmit, s’është e vërtetë ajo, por ne kemi edhe drejtime të tjera, siç është dizajni i veshjes, dizajni enterier, por edhe drejtimi kimi-teknologji. Pra, tek ne ka edhe drejtime të tjera. Duke e ditur që ne me ekspozita po punojmë shumë dhe shkolla jonë do të jetë më e mira në rajon apo Evropë. Ishte kënaqësi që të kesh profesorë dhe nxënës të tillë, duke parë sfilatën e nxënësve, prezantimin e tyre, të çështjes kombëtare, historikisht e gjatë dhe e mundimshme, poashtu duke parë edhe duartrokitjet pas përfundimit, tregon se sfilata e parë jashtë shtetit po del shumë e suksesshme, kjo nënkupton se ne nuk do të ndalemi këtu, ne do të vazhdojmë ashtu siç e kemi paraparë.”
Sfilata e nxënësve la mbresa të thella edhe tek të pranishmit, të cilët kishin ardhur nga qytete të ndryshme shqiptare. Për ta kjo sfilatë përveç bukurisë, kishte edhe përmbajtje të thellë.
Adrian Gurra – Drejtoj i arsimit kulturës sportit dhe rinisë të qytetit të durrësit
“Kam mbetur i befasuar nga nata e sotme që solli stafi i shkollës “Gjoce Stojçeski” ka qenë një aktivitet befasues sepse ka gjetur mënyrën e duhur për të sjellë një kolan të të gjithë vlerave të historisë së kombit tonë, në mënyrën më të bukur. Sfilata në vetvete më ka bërë përshtypje sepse erdhi në mënyrë tjetër nga ajo që jemi mësuar të konsiderojmë një sfilatë, përveç bukurisë së vajzave të cilat sfiluan, ishte dhe gjetja e periudhës së popullit shqiptar. “
Sadik Spahiu – Dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura në Tiranë
“Kam konsideratat më të mira për sfilatën, për ne ishte e papritur e gjithë performanca, lexoj lehtësisht një angazhim të mrekullueshëm të gjithë stafit. Është një punë mjaftë e gjatë, mjaftë kërkuese, që paraprihet nga një studim i thellë i kulturës sonë, traditave tona, punë me kurajo sepse tenton të fusë edhe elemente të historisë në të përditshmen tonë e cila krijon sfidat e veta. Mendoj që ekipi ia ka dalë të realizojë një punë me shumë entuziazëm dhe e risjellë në performancën e tyre gjë që nuk është aspak e lehtë dhe besoj se është një rrugë shumë e shëndetshme”
Kjo sfilatë është përkrahur financiarisht nga Komuna e Tetovës. Nazmi Dauti, drejtori i sektorit për arsim, theksoi se komuna e Tetovës do të jetë vazhdimisht në përpjekje për të ndihmuar shkollat me projekte të tilla.
Nazmi Dauti
Në përfundim të sfilatës duartrokitjet e forta nuk ishin vetëm për bukurinë e krijimeve, por edhe për një mesazh që tingëllonte qartë nga Kalaja e Ulqinit se historia jeton – dhe rinia shqiptare e bart me krenari. Kjo sfilatë vërtetoi se rinia shqiptare jo vetëm i njeh rrënjët e veta historike dhe traditat por që është e gatshme ta mbajë gjallë përmes artit, me pasion dhe përkushtim. TV KOHA







