Të tjera lajme

BASHKIMI NË LIGË TË PARË, BESA MBETI PA SPONSOR!

Dje u  zhvillua ndeshja e balotazhit për plotësimin e një vendi në Ligën e parë të futbollit vendor. Bashkimi i Kumanovës  mundi Besën e Dobërdollit  2-0. Derisa  ekipi kumanovrë  ka  festuar  kthimin në elitë drejtuesit e KF Besa  zyrtarisht  njoftuan  se  nuk  do të vazhdojnë me përkrahjen e klubit në  të ardhmen.

 Klubi i  futbollit Bashkimi i Kumanovës pas  plot  17  viteve  serish kthehet në elitën e  futbollit të Maqedonisë së Veriut. Bashkimi në kampionatin 2008/2009   para   fillimit të kampionatit  kishte vendos që të; largohet  nga  garat e sezonit 2008/09. Kthimin në elitë  ekipi kumanovarë e  realizoi  pas  ndeshjes dhe  fitores  në balotazh me  ekipin Besa të Dobërdollit ekip e cila  nuk ishte  në nivelin e duhur dhe  u deshtë që të uron Bashkimin  për  suksesin  e arritur.

 Bashkimi  me  përkrahjen e  një numri të konsiderueshëm të tifo grupit të tyre  në stadiumin e qytetit të Kavadarit mundi Besën 2-0 me  autor të golave Hebib Saiti dhe Filip Aleksovski

 Kujtojmë se në sezonin  2004/05  ekipi i Bashkimit bëhet skuadra e parë shqiptare  që fiton Kupën e Maqedonisë pasi në finale  mundi ekipin e Maxhari Soliddarnost.

Por  humbja   në balotazh   për ekipin Besa ishte  një zhgënjim i madhe  dhe  ka  sjell  dridhje të mëdha në ekipi pasi pronarët e klubit familja  Tahiri ka njoftuar  se  tërhiqet nga  përkrahja e mëtutjeshme  e klubit

 Me ndeshjen e sotme të balotazhit  përfundimisht  dihen  emrat e  12 ekipeve  që do të garojnë në sezonin 2025/2026  e  ato janë: Shkëndija, Sileksi, Rabotniçki, Struga Trim Lum, Vatrdari, Shkupi, Pelisteri,Tikveshi, AP Brera Makedonija Gj.P, Arsimi dhe  Bashkimi, ndërsa me  vendim të organeve të FFM-së në sezonin  2026/2027  liga e parë të numëron 10 ekipe.

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit