Me aktivitete të ndryshme dhe mjaftë interesante që përkojnë me drejtimet që posedon shkolla, Shkolla e Mesme Teknike Komunale “Gostivari”, në Gostivar organizoi Ditë të Hapur. Me këtë rast semimaturantët e shkollave të Gostivarit dhe qyteteve të tjera u njohën me drejtimet, infraatrukturën e shkollës, kuadrin dhe procesin mësimor. Kjo shkollë i aftëson nxënësit për tregun e punës, sepse mundëson mësimin dual, poashtu ofron edhe projektin Erasmus plus, për ndjekjen e mësimit jashtë vendit, deklaroi drejtori Besir Saliu.
Nxënësit, që veçmë ndjekin mësimin në këtë shkollë bëjnë apel deri tek semimaturantët që të përzgjedhin drejtimet e shumta që kjo shkollë ofron, sepse ngelet ndër shkollat që ofron shumë mundësi për të ardhmen.
Përndryshe, Në shkollën e mesme teknike komunale Gostivari, mësimi zhvillohet në tri gjuhë, shqip, maqedonisht dhe në gjuhën turke. Vitin e kaluar janë regjistruar 340 nxënës, nga qytete të ndryshme të vendit si Tetova, Kërçova, Dibra, Krushesha, Prilepi, Velesi etj dhe posedon edhe konviktin për qëndrim. TV KOHA







