Të tjera lajme

KF DEÇIÇ FITUES I KUPËS SË MALIT TË ZI

Skuadra shqiptare  nga Tuzi, klubi i futbollit Deçiqi është fituese  e Kupës së Malit Zi. Në finale  Deçiqi mundi  Mornarin 1-0  dhe  siguroi  kualifikim në Konferenc Liga.

 

Klubi i futbollit Deçiç nga qyteti i Tuzit është fituesi i Kupës së Malit të Zi, pasi në finale mposhti ekipin e Mornarit me rezultatin minimal 1:0 në ndeshjen e zhvilluar në Nikshiq.

Skuadra shqiptare nga Tuzi,, siguroi fitoren falë golit të Kajeviq në minutën e 23-të.

Ky sukses i jep Deçiçit jo vetëm trofeun e dytë në histori, pas  titullit kampion  vitin e kaluar por  siguroi edhe  kualifikim në garat  evropiane   gjegjësisht në Konferencë Liga

Megjithatë, ky sukses është arritur në një atmosferë të tensionuar sportive në Mal të Zi, ku ndryshimi i ngjyrave të ekipit nga blu e bardhë në kuqezi ka shkaktuar reagime dhe protesta, duke e vendosur Deçiçin në qendër të vëmendjes edhe për çështje përtej futbollit.

 Shaban Sinani – TV Koha

Të fundit