Të tjera lajme

Fetai viziton degët dhe strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Tearcë, Zhelinë dhe Saraj

Zëvendëskryeministri njëkohësisht Kryetar i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Fetai, zhvilloi një seri takimesh intensive me strukturat drejtuese dhe aktivistët e degëve të Aleancës për Shqiptarët në Tearcë, Zhelinë dhe Saraj tri komuna me peshë politike e simbolike në rrugën tonë të përbashkët për ndryshim.

Në Tearcë, Zhelinë e Saraj u pa qartë se besimi nuk është më vetëm fjalë por organizim konkret dhe vullnet kolektiv për të ndërtuar një alternativë serioze, të përgjegjshme dhe dinjitoze për qytetarët shqiptarë.

Strukturat drejtuese të degëve dhe shumica dërrmuese e antarëve të Degës të Aleancës për Shqiptarët në këto tre komuna kanë konfirmuar përkrahjen e tyre të pakushtëzuar për vizionin e ri që mishëron drejtësinë, barazinë dhe zhvillimin për të gjithë. Ky bashkim është tregues i qartë se fryma e ndryshimit ka marrë formë dhe është në lëvizje.

Dëgjojmë. Veprojmë. Vazhdojmë.
Me energji, besim dhe përkushtim të përbashkët, do ta çojmë përpara betejën për një të ardhme që VLEN. Kjo është rruga jonë. Dhe ne nuk do të ndalemi.

Të fundit