Të tjera lajme

ABDULLAHI: VAUÇERËT E KOMUNËS SË TETOVËS VETËM PËR FUSHATË

Qëllimi nuk është të ndihmohen qytetarët me nevojë sociale, por të bëhet fushatë para zgjedhjeve, ka deklaruar kështu Elmedina Abdullahi nga Shoqata “Më mirë për Tetovën” në lidhje me thirrjen Publike të komunës së Tetovës për ndarjen e voucherëve për kategori të caktuara të qytetarëve për shlyerjen e obligimeve ndaj Komunës. Kjo është absurde thotë Abdullahi sepse është po kjo komunë që ka rritur cmimet e shumë prej shërbimeve.

ELMEDINA ABDULLAHI – Më mirë për Tetovën

“Reaguam ndaj vaucerëve për shkak se e ndjemë që qëllimi nuk është të ndihmohen qytetarët hallexhinj, por qëllimi është të bëjnë PR para zgjedhjeve lokale, për shkak se po e njëjta komunë, në fillim të mandatit hypi 50% tatimet për pronë, e hypi 100% cmimin e ujit që është dicka elementare dhe hypi deri 200% pagesën për mbeturinat. Dhe kjo, në këtë krizë ekonomike e rëndon shumë xhepin e qytetarëve, dhe po të njëjtit persona që udhëheqin në komunën e Tetovës janë edhe në qeveri dhe ne kemi pritur prej tyre të ndërmerret ndonjë veprim që është I qëndrueshëm dhe jo momental, dhe na bën të dyshojmë se qëllimi nuk është t’I ndihmojnë ata që kanë nevojë port ë bëhet PR, në periudhën para zgjedhore.”

 Ky vendim I komunës së Tetovës nuk ka kaluar në Këshill dhe le për të dyshuar në aspektin ligjor, tha Abdullahi.

“Ka njerëz që kanë me të vërtetë nevojë dhe ai vauceri për ata vlen shumë, por nëse shikohet në afatgjatë kjo tregon se në fakt pot ë njëjtit persona na kanë sjellë në këtë gjendje ekonomike. Që bie në kundërshtim me filoyofinë e veprimit. Fatkeqësisht, për shkak se nuk ka kaluar në Këshill, dhe nuk është vendim I Këshillit le për të dyshuar edhe në aspektin ligjor, nëse ka komuna të drejtë të veprojë kështu ose jo.”

Ndryshe, ditë më parë, kreu I komunës së Tetovës, Bilall Kasami njoftoi se do të ndahen 1.000 voucherë në vlerë prej 3.000 denarësh për të shlyer taksën mbi pasurinë, pagesën e shërbimeve të ofruara nga Ndërmarrja Publike “Sharri” dhe kompania “Saubermacher” për qytetarët me nevojë sociale.

Të fundit