Ekipet Chelsea dhe Flamengo ka në nisur me fitore Botërorin e Klubeve që mbahet në SHBA, Chelsea mundi ekipin e Los Anxhelos 2-0 ndërsa me të njejtin rezultat Flamengo mundi ekipin Esperans Tunis.
Kampionati Botëror për klubet që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon me orarin e caktuar nga ana e organizatorëve . Mbrëmë u zhvillua një ndeshje mjaftë interesante dhe shumë cilësore mes ekipit të Çellzit dhe ekipit Los Anxhelos e cila përfundoi me fitoren e skuadrës angleze me rezultatin 2-0.
Në një sfidë tepër të luftuar dhe me përplasje të forta, “Blutë” e Londrës kaluan në avantazh me golin e futbollistit Pedro Netos në minutën e 34’ të takimit.
Skuadra amerikane tentoi disa herë të barazonte, teksa në pjesën e dytë hodhi në fushë dhe ish futbollistin e Chellzit Olivier Giroud.
Gjithsesi, skuadra e Marescës shënoi dhe golin e dytë me Enzo Fernandez në minutën e 79’, për epilogun përfundimtar të ndeshjes 2-0
Kështu Chelsea merr tre pikët e para në Grupin D, aty ku bëjnë pjesë dhe Flamengo me Esperanc Tunis, ndeshje e cila përfundoi por me rezultatin 2-0 me autor të golave të Giorgian de Arrascaeta dhe Luiz Araujo







