Të tjera lajme

SHKËNDIJA DHE DRITA LUAJNË NDESHJET E PARA TË RAUNDIT TË DYTË

Sot  në program janë ndeshjet e  para  të  raundit të  dytë eliminatore  në UEFA Liga e Kampionëve . Klubi i futbollit Shkëndija është  nikoqire e ekipit rumunë Steaua të Bukureshtit, ndërsa Drita e Gjilanit është mysafire e Kopenhagës.

 Kampioni i Maqedonisë së Veriut  klubi i futbollit Shkëndija sonte në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup  me fillim në ora 20:00,në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve përballet me ekipin Steaua. Pra, Shkëndija sonte do të kërkojë të shkruajë një faqe të re në historinë e saj, pasi përballë FC Steaua  të Bukureshtit  me përkrahjen e publikut dhe me angazhimin  maksimal  të  futbollistëve do  të mundohen të  nxjerrin  rezultat sa më favorshëm  që  në  ndeshjen  kthyese  pas  një jave në Bukuresht të jenë sa më komod  dhe të kualifikohen  në  raundin e tret  që  sjell edhe benifite të mëdha.

Ekipi kuqezi mbrëmë në stadiumin e kampit stërvitor të FFM-së ka zhvilluara  seancë e  fundit stërvitore  para ndeshjes së sotme Shkëndija dhe tani trajner i  Jeton Beqiri ka një pasqyrë më të qartë që të përcaktohet për njëmbëdhjetëshin që  do të zbres në fushë. Për të përkrahur  ekipin e zemrës tifo grupi ‘’Ballistët’’ në mënyrë të organizuar dhe në numër të konsiderueshëm do të udhëtojnë në Shkup, ndërsa nga ana tjetër ka paralajmërime se edhe nga Bukureshti kanë udhëtuar  në numër prej 50 tifozëve  rumunë .

Sot në kuadër  të ndeshjes  së parë eliminatore të  raundit të  dytë në Ligën e Kampionëve  në  fushë  do të  zbresë edhe  kampioni i  Kosovës  , Drita e Gjilanit, e cila për herë të parë në histori arrin në këtë fazë të garës më të madhe evropiane për klube. Skuadra nga Gjilani do të përballet me gjigantin danez Kopenhagen, në një sfidë që pritet të jetë mjaft e vështirë për ekipin kosovar. Ndeshja Kopenhagen – Drita  zhvillohet në stadiumin “Parken” të Kopenhagës, me  fillim në ora 19:00.

Shaban Sinani – TV Koha

Të fundit