Të tjera lajme

Humbja e jetës së 41-vjeçarit nga fshati Odri i Tetovës një kambanë alarmi për sigurinë mjekësore në plazhet shqiptare

Një shtetas 41 vjeçar i Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë dje në plazhin e Shkëmbit të Kavajës në Durrës. Bëhet fjalë për Agron Saliu nga fshati Odri, Tetovë.

Sipas dëshmitarëve, qytetari kishte nevojë urgjente për ndihmë dhe u soll dy herë në jetë nga banorët dhe turistët që ndodheshin në vendngjarje ambulanca mbërriti pas më shumë se një ore, kur tashmë ishte tepër vonë për pushuesin.

Autoritetet kompetente të të dyja vendeve ndërkohë nuk kanë dalë ende me informacione të detajuara.

Lajmin për ikjen e papritur të tij e bënë të ditur miqtë të tij në rrjetin social Facebook.

“Të All’llahut jemi tek Ai do të kthehemi, u nda nga jeta miku im Agron Saliu, varrimi bëhet sotë më 19.08.2025, tek varezat e qytetit pas namazit të iqindisë”, shkruan një familjar i të ndjerit.

Agron Saliu ishte punonjës në Gjykatën Themelore të Tetovës. Ai la pas bashkëshorten dhe dy vajza.

Ceremonia e varrimit pritet të bëhet sot në Tetovë.

Të fundit