Të tjera lajme

Ngjitje e suksesshme në majën e Trigllavit – 2864 m | FOTO

Me datë 24, 25, dhe 26 Gusht 2025 Shoqata Alpiniste “Nivishta – Reka e Epërme” – anëtare e Unionit të Shoqatave Bjeshkatare në RMV organizoi “Ekspeditën Trigllav 2025”, dhe një grup prej 12-të anëtarëve të katër shoqatave në ndryshme, me sukses e realizuan ngjitjen e majës TRIGLLAV – 2864 m/lmd, e cila është edhe maja më e lartë në Slloveni.

Shoqata e Bjeshkatarëve KM “Skardus” – Dobrosht njofton me krenari se kryetari Avdilaqim Iseni – Qumka, ka realizuar me sukses ngjitjen në majën e Trigllavit (2864m) të Sllovenisë një nga kulmet më të larta dhe më sfiduese të Alpeve Juliane.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe alpinist nga disa shoqata bjeshkatare:

Lista e pjesëmarrësve:
1.Bardhul Miftari, kryetar i ShA “Nivishta – Reka e Epërme, organizator dhe udhëheqës i Ekspeditës.
2.Muhamed Demiri, ShA “Nivishta – Reka e Epërme”
3.Jusuf Ziberi, ShA “Nivishta – Reka e Epërme
4.Qerim Halili, ShA “Nivishta – Reka e Epërme” dhe KBA “Uskana” – Kërçovë
5.Zudi Asani, “Nivishta – Reka e Epërme
6.Bexhet Osmanoski, ShA “Nivishta – Reka e Epërme
7.Idriz Muriq, ShBA “Dardania” – Shkup
8.Ridvan Azizi, ShBA “Dardania” – Shkup
9.Ilmi Veseli, ShBA “Dardania” – Shkup
10.Selam Zeqiri, ShB “Bukuritë e Sharrit” – Bogovinë
11.Mevlan Selmani, ShB” Bukuritë e Sharrit” – Bogovinë
12.Avdilaqim (Qumka) Iseni, KM “Skardus” – Dobrosht
1000 km larg kryeqendrës së RMV, në Majën e Malit TRIGLLAV të Sllovenisë, valviti flamuri i Unionit dhe flamujt e 4 (katër) shoqatave bjeshkatare (ShA “Nivishta – Reka e Epërme, ShBA “Dardania” – Shkup, ShB “Bukuritë e Sharrit – Bogovinë dhe KM “Skardus” – Dobrosht), pjesëmarëse në Ekspeditën Triglav 2025.

Të fundit