Të tjera lajme

KLUBI ATLETIKËS STUDENTI PËRGATITET PËR GARAT E FUNDIT SEZONALE

Klubi i Atletikës Studenti i Tetovës me  intensitetin  e duhur  vazhdon përgatitjen  në kushtet  ekzistuese  për garat e  fundit sezonale. Drejtuesit e  klubit  shprehen të kënaqur me rezultatet e arritura në të  gjitha kategoritë

 Klubi  atletikës  Studenti  është  duke  i bërë  përgatitjet  e fundit për këtë  sezon  garues, pasi  kanë mbetur  vetë  garat   gjë  do të zhvillohen  gjatë  këtij  muaj.  Televizioni Koha  asistoi në  seancën e  fundit  stërvitore  që fatkeqësisht  për mungesën e shtegut të atletikës ekip është duke  punuar  në  kushte  ekzistuese  në  fushën me barë  te stadiumi i Universitetit të Tetovës. Por përkundër kushteve të vështira kryetari i klubit Bexhet Toçi i cili njëherë  është edhe trajner përgjegjës shprehet i kënaqur me rezultatet e arritura

 “”Për rezultate e arritura  gjatë këtij  viti  jemi  mjaftë të kënaqur  edhe pse kemi mundur  të arrijmë më shumë mirëpo në bazë të kushteve  atmosferike  dhe  kushteve  teknike që i kemi na ka pasure  shumë shira dhe rezultatet  kanë munguar në të gjithë kampionatin jo veç te klubi jonë. Megjithatë ne kemi  bërë punën  tonë, kemi punuar çdo  ditë’’ deklaroi trajneri Bexhet Toç

  Sa i përket plasmanit të përgjithshëm në  garat e organizuara nga Federata e  Atletikës, nuk janë si në vitet e kaluara por megjithatë janë të kënaqshme

Deri më tani kemi një plasman  vendi i gjashtë me  sendorët,  vendi i  katër  apo i pesti me  juniorët dhe me pionierët marrim pjesë  në këto garat e pionierëve. Pra me të tre kategoritë marrim pjesë dhe jemi një ekip  solide pasi kemi  një ndërrim të gjeneratave ‘’. deklaroi Bexhet Toçi

Anëtari më me përvojë në klubin e atletikës Studenti, Aldin Ademi, pos që është  garues aktiv ne disiplinat e hedhjes ai me sukses është duke punuar me grupmoshat e reja  të klubit të cilët janë duke u dëshmuar në garat republikane.

‘’ Kaluam një sezone shumë të mirë.  Kishim rezultate premtuese nga atletët  tanë. Omer Neimi ishte një ndër atletët më të suksesshëm të këtij sezoni. Gjithashtu mos harrojmë edhe Brilant Muratin i cili shkëlqeu në garat e  kampionëve të ri’’ deklaroi trajneri i grupmoshave Aldin Ademi

Aldin Ademi thotë se interesimi i të rinjve  për atletikën çuditërisht nuk është në nivelin e duhur.

’Interesimi nuk është aq i madh, por ka interesim nga  fëmijë të cilët e adhurojnë sportin të gjithë janë këtu. Derisa të përfundojnë  garat  që janë me  13 shtator. Ne jemi të përgatitur maksimalisht për at garë dhe presim rezultate të shkëlqyeshme  nga atletët tanë’’ tha Aldin Ademi

 Nga Klubi i Atletikës Studenti të Tetovës bëjnë me dije se edhe pas përfundimit të  sezonit zyrtarë ekipi nuk do të ndërpresë përgatitjet për  të vazhduar përgatitjet  për sezonin e ardhëm kur klubi shënon jubileun 25 vjetorin e themelimit. 

 
SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit