SKandidati I VMRO-DPMNE-së për Kryetar të Komunës së Jegunocit Dimitar Kostadinovski, kampanjën e ka vijuar me takime me qytetarë nëpër fshatrat e kësaj komune. Me këtë rast, Kostadinovski ka qëndruar në fshatin Shemshovë ku ka realizuar takime me qytetarë të këtij fshati duke shpërndarë edhe plaftormën dhe programën zgjedhore. Krahas kësaj, Kandidati I VMRO-DPMNE-së për Kryetar të Komunës së Jegunocit Dimitar Kostadinovski,tha se me banorët ka biseduar edhe për programën e re, për punët e kryera dhe për projektet që parashihen të realizohen në të ardhmen.Kampanja e kandidatit të VMRO-DPMNE-së në Jegunco vazhdon me moton Derë më Derë, edhe në vendbanimet tjera të kësaj komune. Në ndërkohë, për të shtunën në orën 17 është paralajmëruar edhe tubim qendror në Komunën e Jegunocit.







