Kandidati për kryetar komune në Tetovë nga radhët e AKI-së Bajram Rexhepi përmes një pres konference para komunës së Tetovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë dinjitetin përmes joshjeve financiare dhe të mos sheshin votën.“Unë e di se ju nuk shiteni. Unë e di se ju nuk bliheni. Jam i bindur se nuk ka para që mund të blejë dinjitetin tonë, fëmijët tanë, motrat dhe nënat tona! Jam i bindur se edhe ata që përpiqen t’ju ofrojnë para, kontrata të reja pune apo joshje financiare, nuk e kanë të lehtë. Sepse ata e dinë se tetovari nuk blihet, vota e tetovarit nuk shitet dhe tetovari nuk nënçmohet për një grusht parash. Por pse e bëjnë atëherë këtë gabim aq tëmadh e të pafalshëm? A janë në hall për veten e tyre,apo edhe ndoshta me keq? A i shantazhon kryetari në ikje? Nga këtu dua t’u bëj thirrje disa kompanive – të cilat të gjithë i njohim, edhe pse sot nuk dua t’i përmend me emra, që të reflektojnë sa nuk ështëvonë!







