Në komunën e Bogovinës u mbajt tubimi qendror i Aleancës Kombëtare për Integrim, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale. Kandidati për kryetar komune nga rradhët e Aleancës Kombëtare për Integrim në Bogovinw Besnik Emshiu, i cili garon për një mandat të dytë, deklaroi se pas investimeve të vazhdueshme në këtë komunë dhe pas kthimit të besimit të qytetarëve tek ky institucion ka ardhur koha për projekte të reja.BESNIK EMSHIU – Kandidat për Bogovinën“Në mandatin e ardhshëm do të fokusohemi në: zhvillimin ekonomik lokal, investime në infrastrukturë modern, dixhitalizim të shërbimeve komunale, investime në shkolla të sigurta, projekte rinore, investime për një komunë të gjelbërt dhe të pastër. Bogovina do të vazhdojë të jetë shembulli I zhvillimit, unitetit dhe përparimit.”Në tubimin e Aleancës për Integrim në Bogovinë, I pranishëm ishte edhe lideri i AKI-së, Ali Ahmeti. Ahmeti foli për ndikimin e Kristijan Mickovskit në komunat me shumicë shqiptare. Ai theksoi se në Strugë, Tetovë dhe Çair kandidatët janë të mbështetur nga Mickovski dhe se ai është shumë i angazhuar në këto zona.“Kristian Mickovski mbështet kandidatët e pavarur, në Strugë, kandidati është i Kristianit, në Tetovë është i Kristianit, në Çair është i Kristianit. Ma shumë Kristiani punon se ata vet”, tha Ahmeti.Kreu I AKI-së Ali Ahmeti bëri thirrje për unitet dhe përkushtim në mbrojtjen e interesave shqiptare dhe theksoi rëndësinë e zgjedhjeve lokale si një hap drejt zhvillimit dhe përparimit të komuniteteve shqiptare në Maqedoni.