Në afërsi të fshatit Rilevë të Dollnenit, ariu e ka sulmuar personin i cili në atë moment po mblidhte kërpudha, kanë njoftuar mediat lokale. Viktima e ariut, pas kësaj kishte marrë lëndime të rënda prandaj ishte dërguar fillimisht në spitalin e Prilepit, por, më pastaj, në Qendrën klinike në Shkup, për shkak të lëndimeve serioze.
Pas sulmit, personin i lënduar e kishin gjetur disa gjuetarë, të cilët menjëherë e kishin thirrur ambullancën.
Banorët e këtij rajoni, pra të Dollnenit dhe Krivogashtanit, thonë se gjatë kohës së fundit prania e arinjëve është bërë e shpeshtë.
Ariu sulmon banorin në fshatin Rilevë të Dollnenit







