Java e 14-t n Ligën e dytë prodhoi dy befasi të më[dha pasi Shkëndija e Haraqinës pësoi nga Novaci, ndërsa Bregallnica humbi në Shtip nga Osogova. Ndeshja Teteksi – Kozhufi është anuluar
Tre fitore të ekipeve vendase, një barazim dhe tre fitore të ekipeve mysafire me 2 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 14—të në Ligën e dytë të futbollit vendor
Shkëndija e Haraqinës, ka pësuar disfatën e dytë radhas. Pas disftatës kundë Bregallnicës në terrenin vendas, dje pësuan edhe në Novaci me rezultatin 1-0 pas kësaj disfate ekipi Haraqinës mbetet në kreun e tabelës me 32 pikë, ndërsa në xhiron e 15-të në cilësinë e vendasit përballet me ekipin Kamenica Sasa.
Bregallnica pas fitores në xhiron e kaluar në transfertë , në ndeshjen kundër Osogovës në cilësinë e vendasit pritej fitore e sigurt dhe sërish të gjendej në krye të tabelës por llogarit e tyre dolën huq pasi Osogova arriti të befasoj Bregallnicën duke e mundur 0-1 në Shtip.
Ngritje në pjesë e epërme të tabelës ka shënuar ekipi Ohrit pas fitores 1-0 kundër ekipit Detonit Plaçkovica dhe tani me 30 pikë ndanë pozitën e dytë në tabelë.
Rezultatet e javës së 14-të:
Bregallnica – Osogova 0-1, Novaci – Shkendija e Haraqinës 1-0, Skopje – Golemo Konjari 4-0, Kamenica Sasa – Belasica 0-2, Ohër – Detonit Plaçkovica 1-0, Prespa – Slloga Vinicë 1-2 dhe Vardar Negotinë – Pobeda 0-0







