Të tjera lajme

Moti i keq në Greqi, shtëpi të përmbytura e njerëz të bllokuar në disa zona. Mbyllet autostrada Athinë-Korint

Greqia është përfshirë nga moti i keq. Zona të ndryshme janë përballur me përmbytje masive si pasojë e goditjes nga stuhia dhe rrebesheve të shiut. Shtëpi të përmbytura, njerëz të bllokuar janë pamjet që shfaqen nga Greqia orët e fundit.

Rrugët janë kthyer në lumenj, ndërsa disa fshatra janë në gjendje kaotike, me baltë , gurë e mbeturina të grumbulluar nga reshjet e dendura të shiut.

Shkollat fillore dhe të mesme në rajonin e Atikës, rajoni më i gjerë i Athinës, sot janë mbyllur me vendim të prefektit, për shkak të stuhisë “Bajron” që ka përfshirë Greqinë dhe ka shkaktuar probleme serioze në metropolin grek.

Moti i keq me reshje të dendura dhe bubullima filloi dje pasdite, zgjati gjatë gjithë natës dhe vazhdon edhe sot.

Ekipet zjarrfikëse, ekipet e emergjencës janë vendosur në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

Të fundit