Të tjera lajme

ARRESTOHTET NAZIF MUSLIJA, DYSHOHET PËR VRASJA E GRUAS SË TIJ NË ITALI

Autoritetet italianë kanë arritur të vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 49-vjeçares shqiptare, Saxhide Muslija në Ankona, ngjarje e regjistruar më 3 dhjetor në Ankona. Nazif Muslija, nga Maqedonia e Veriut u arrestua pasi u zbulua nga një gjuetar në një zonë të pyllëzuar pasditen e së 4 dhjetorit (2025). Sipas mediave italiane, 50-vjeçari shqiptar u gjet nga gjuetari I shtrirë në një zonë të largët pranë Matelika dhe I plagosur rëndë. Ai I kiste dhënë ndihmën e parë, përpara se të njoftonte autoritetet. 50-vjeçari dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës. Makina e 50-vjeçarit, një Smart i bardhë, u gjet e braktisur pranë vendit ku ndodhej ai. Zyra e Prokurorit të Ankonës kishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për Muslijën, i cili pas vdekjes së gruas së tij ishte zhdukur dhe nuk ishte paraqitur në punë duke rritur akoma më shumë dyshimet se ai është autori i vrasjes. Që pas ngjarjes celulari I tij rezultonte I fikur . 50-vjeçari akuzohet për vrasje të rëndë me dashje të gruas së tij, e cila u gjet e vdekur në banesën e saj me goditje të forta në kokë dhe gjoks. Sadjide Muslija rezulton i dënuar më parë për dhunë në familje. Gjithashtu bëhet me dije se çifti ishin rikthyer bashkë kohët e fundit.

Të fundit