Alarmet e rrejshme për vendosje të bombave në objekte shkollore kanë vënë në pikpyetje edhe mbarëvajtjen e rregullt të procesit arsimor. Vetëm në Gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviç” brenda 30 ditëve katër herë është ndërprerë procesi mësimor shkaku i këtyre kërcënimeve. Për autoritetet e kësaj shkolle të mesme kjo situatë është e tepërt dhe e padurueshme sepse ndikon edhe në aspekin psikologjik tek nxënësit. Kërcënimet e vazhdueshme, edhe pse të rrejshme megjithatë e kanë dëmtuar rëndë procesin mësimor dhe autoritetet drejtuese të gjimnazit mendojnë për bojkot të mësimit. “Kjo ndikon jo vetëm në procesin mësimor por kjo ndikon edhe në aspektin psikologik të nxënësve edhe në aspektin e koncetrimit, në shqetësimin e prindërve e kështu me rradhë. Unë shpreh indinjatën time të thellë ndaj organeve të rendit të cilët për herë të karët që kemi ëkrkuar sqarim dhe nuk kemi sqarime se çfarë po ndodh me këto kërcënime me bomba. Jemi duke u menduar që të bojkotojmë mësimin nga java e ardhshme derisa nuk sigurohet një qetësi në shkollë. Kemi kërkuar nga Policia për të na treguar se çfarë ndodhë, por nuk kanë një përgjigje adekuate dhe thonë se punojnë në drejtim të gjetjes së autorëve.Nxënësit janë të shqetësuar, kolegët por edhe prindërit gjithashtu. Kemi caktuar mbledhje për të informuar këshillin e prindërve që të jenë të qetë, por ne e kemi obligim që gjithmonë kur ka denoncime, nxënësit duhet të largohen nga shkolla dhe e kemi pezulluar mësimin për gjatë tërë ditës” deklaroi Jeton Kamberi, drejtor i Gjimnazit të Tetovës ‘Kiril Pejçinoviç.Më tej nga gjimnazi i Tetovës thonë se është hera e dytë që ekspertët e krim teknikës vonohen dhe nuk vijnë për të kryer hetime. “Ardhja e policisë nuk vonohet, nuk shkon as 20 minuta, por pastaj ardhja e ekspertëve vonohet. Sot kanë qenë vetëm policia e rregullt e cila nuk ka asnjë kompetencë për të kryer hetime. Kurse, ekspertët e krim teknikës ose It-së, edhe dje edhe sot nuk kanë ardhur dhe kjo neve na merr tërë ditën. Të enjten kërcënimi ka qenë për ndrrimin e paraditës, kurse pastaj nxënësit kanë dalur, nga paniku nuk janë kthyer, kurse në orët e pasditës nuk kanë ardhur as nxënësit e vitit të tretë. Nuk e di se pse kohëve të fundit kërcënime kemi vetëm neve si shkollë” deklaroi drejtori Kamberi.Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë thonë se deri më tani janë regjistruar 31 raste të alarmeve për bomba dhe të gjitha këto kërcënime kanë rezultuar të rrejshme. “Këto alarme filluan në muajin shkurt pastaj nuk kishte denoncime të kësaj natyre, kurse sërish këto kërcënime u shfaqën gatë muajit nëntor dhe dhjetor. Të gjitha 31 raportimet e deritanishme kanë rezultuar të rrejshme, ndërsa departamenti për krime kompjuterike dhe forenzikë punon vazhdimisht për zbardhjen e rasteve dhe kapjen e autorëve të këtyre kërcënimeve, me çka krijohet panikë tek popullata, veçanërisht tek nxënësit. Personat që dërgojnë këto porosi, gjithnjë përdorin email adresa të reja dhe pas dërgimit të emaileve i fshijnë këto adresa. Më parë emailet dërgoheshin në në adresat zytare të shkollave kurse kohëve të fundit emailet me kërcënime janë dërguar në adresën zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës I Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.Deri më tani ende nuk ka asnjë të dyshuar se kush qëndron prapa këtyre kërcnimeve, të cilët pavarësisht se janë të rrejshme megjithatë shkaktojnë panikë dhe pasiguri tek nxënësit dhe prindërit. Ministria e Punëve të Brendshme vazhdimisht thotë se punon në kapjen e autorëve por ende nuk ka asnjë informacion shtesë në lidhje me këto kërcënime.







