Shkëndija e Tetovës sonte me fillim në ora 21:00në stadiumin ‘’Aek Arena’’ në Larnaka të Qipros zhvillon ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në fazën kryesore të UEFA Konferencë Liga . Me fitore gjegjësisht me barazim Shkëndija siguron kualifikim në fazën e play off-it
Kuqezinjtë mbrëmë në stadiumin ‘AEK Arena’’ zhvilluan seancën e fundit stërvitore para përballjes së sotme të raundit të gjashtë të UEFA Konferencë Liga , kur përballë AEK Larnaca-s në Qipro kërkojmë rezultat pozitiv për të konfirmuar kualifikimin në fazën e ardhshme të kësaj gare. Pra seancës stërvitore së fundit stërvitore u mbajt press konferenca zyrtare ku para mediumeve folëm trajneri Jeton Beqiri dhe portieri Babakaj Gaye .
Trajneri Beqiri tha se kanë dëshmuar se mund të përballojnë edhe ekipet e forta evropiane
“Ne kemi provuar se kemi mundur të luajmë edhe me skuadra të forta në Europë gjatë këtij kompeticioni. Ne kemi respekt maksimal për ekipin e AEK-ut, por në asnjë moment nuk futemi në ndeshje për tu frikësuar si kundërshtarë, pavarësisht forcës dhe nivelit që kanë ato. Me punë dhe me seriozitet të jashtëzakonshëm gjatë gjithë ndeshjes, shpresojmë që edhe nesër të dalim me rezultat pozitiv” deklaroi trajneri Jeton Beqiri.
Duke folur për kundërshtarin tha se posedon një mbrojtje jashtëzakonisht të mire.
“Ekipi i AEK-ut posedon një mbrojtje jashtëzakonisht të mirë, ata kanë pranuar vetëm një gol në ndeshjen e fundit. Mendoj që vetëm mbrojtja e tyre bënë diferencën, ata luajnë si ekip dhe në grup sulmojnë dhe mbrohen së bashku. Jam i mendimit se për të dalur me rezultat pozitiv, ne duhet të bëjmë një performancë të nivelit të lartë për të cilën ne bisedojmë dhe bëjmë analizë me futbollistët gjatë gjithë kësaj jave, pasi dëshirojmë ta përfundojmë këtë aventurë europiane me sukses me këto 6 ndeshje që kemi në fazën e ligës. Pastaj, sipas rezultatit do të shohim se çfarë do të na sjell fundi i ndeshjes”. Tha Beqiri
Portieri Baboucarr Gaye tha e gjithë ekipi duhet të jemi shumë të vëmendshëm pasi AEK Larenkla është një skuadër kualitative
“Natyrisht, ne punojmë shumë në detaje për kundërshtarët tanë, në këtë rast edhe AEK-un. Ata janë një ekip i mirë me lojtarë cilësorë dhe ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Jo vetëm unë si portier, por i gjithë ekipi të jemi të vëmendshëm për cilësitë e tyre, jemi duke punuar në këtë drejtim falë edhe stafit të trajnerëve. Pra, secili duhet të jetë i vetëdijshëm për kualitetet e tyre, por edhe kualitetin tonë dhe gjithë këtë ta shfaqim nesër në këtë ndeshje”tha portieri Gaye
Mesfushori Arbin Zejnullai ka thënë se ekipi 3krahas punës në aspektin tekniko taktik ka analizuar në të gjitha aspektet kundërshtar
“E kemi analizuar janë ekip I mire lozin taktikisht mire sidomos në anën defanzive jo rastësisht edhe nuk kanë humbje unë sa e di. Mirë ne e kemi analizuar dhe shpresoj që me detyrat që do të na japi stafi teknik shpresoj që ne ti zbatojmë sa më mirë dhe në fund të arrijmë rezultat pozitiv” tha Zejnullai
Ndeshja AEK Larnaka – Shkëndija luhet nesër mbrëma në stadiumin “Arena Larenka” me fillim në ora 21:00 , drejtësi do të ndaj arbitri nga Lituania Manfredas Lukjançukas, Drita e Gjilanit gjithashtu sonte n; ora 21:00,do ta luaj ndeshjen e fundit të fazës së ligës në Ligën e Konferencës kundër Rayo Vallecanos







