Katër fitore të ekipeve vendase dhe gjashtë të atyre mysafire është epilogu e raundit të 16-të në Euroligën e basketbollit për meshkuj. Kryeson Hapoel Tel Aviv e ndjekur nga Valencia dhe Barcelona
Në Euroligën e basketbollit për meshkuj janë luajtur ndeshjet e raundit të 16-të . Skuadra izraelite Hapoel Tel Aviv vazhdon kryesimin e renditjes me 12 fitore e 4 disfata. Në xhiron e 16-të Hapoell Tel Aviv mundi skuadrën serbe Crvena Zvezda me rezultatin 84-78.
Në pozitën e dytë me nga 11 fitore e 5 disfata janë dy skuadrat spanjolle Valencia Basket dhe Barcelona. Dy këto skuadra shënuan fitore në transfertë ku Valencia mundi Olimpiakosin në Athinë me rezultatin 99-02, ndërsa Barcelona mundi ekipin Pariz Basketboll me rezultatin 85-60.
Fitore të rëndësishme jashtë fushe ka regjistruar edhe Panathinaiokosi që mundi kampionët në fuqi Fenerbahçen me rezultatin 81-77. Skuadra italiane Armani Milano mundi Real Madridin 89-82, ndërsa Virtus Bolonja në Beograd mundi Partizanin me rezultat86-68







