Të nderuar,
Jam krenar që historia ime politike është e pastër, e ndershme dhe transparente.
Dhe jam krenar që jam shqiptar, i cili sjell vlerë të shtuar në një parti që lufton për barazi, bashkim dhe të ardhme evropiane të shtetit.
Disa më quajnë “kuadër i vjetër”, të tjerë “i konsumuar”, të tretë “anonimus”. Le të vendosin vetë – çfarë jam sipas tyre? I vjetër, i konsumuar apo anonimus?
Unë e di çfarë jam – një i ri me integritet, me kredibilitet, me vizion të qartë dhe me një emër politik të ndërtuar përmes punës, e jo përmes fyerjeve.
Kurrë nuk kam fshehur kë respektoj. Unë respektoj njerëz që kanë punuar, që u kanë dhënë mundësi të rinjve, që e kanë çuar shtetin përpara.
Një mesazh të kuptohemi:
Nëse dikush mendon se sulmet ndaj meje do të më frikësojnë – gabon. Nëse dikush mendon se me urrejtje do ta mbulojë zbrazëtinë e vet politike – gabon edhe më shumë.
Unë do të vazhdoj të jem ai që jam – i ndershëm, i drejtpërdrejtë, i hapur dhe i gatshëm të luftoj për një shtet më të mirë.
E ata që flasin, le të vazhdojnë – populli di të dallojë.
P.s shofim e bëjmë😃
Faleminderit,
https://www.facebook.com/share/p/17hQH193og/?mibextid=wwXIfr







