Të tjera lajme

Mickoski thirrje diasporës: Kthehuni dhe investoni dijen në Maqedoni

Kryeministri Hristijan Mickoski u takua sot me qytetarë që janë kthyer nga diaspora për të jetuar dhe punuar në Maqedoni, duke theksuar se vendit i nevojitet çdo person që ka fituar njohuri dhe përvojë jashtë dhe është i gatshëm t’i investojë ato në atdhe.

Ai tha se rikthimi i diasporës është thelbësor për zhvillimin e vendit dhe dërgon mesazh shprese për të gjithë maqedonasit e shpërndarë nëpër botë.

Mickoski theksoi se Qeveria synon të krijojë kushte të qëndrueshme, siguri ligjore dhe mbështetje për investime, ndërsa nënvizoi se asnjë strategji nuk ka sukses pa njerëz.

Forumi për rikthimin e qytetarëve po mbahet në Qeveri dhe do të vazhdojë me fjalime të personave të kthyer nga diaspora dhe përfaqësuesve institucional.(INA)

Të fundit