Edhe pse nataliteti shënon rrënie në Maqedoni megjithatë kjo nuk ndodh në Tetov. Sipas të dhënave nga Spitali Klinik i Tetovës vetëm gjatë vitit 2025 kanë lindur 1030 fëmijë. Nga reparti i Gjinekologjisë thonë se përmirësimi i kushteve në këtë repart ka bërë që shumica e lindjeve të bëhen në Tetovë dhe të mos shkohet në qendra tjera spitalore. Sipas kreshefes Merale Rexhepit numri i lindje në Tetovë ka rritje më të madhe nga qendrat spitale të tjera në vend.
“ Krahasim nëse bëjmë mes vitit 2024 dhe 2025 jemi në rritje për 50 të porsalindur , që do të thotë 5 % në numrin e përgjithshëm të lindjeve , nëse krahasojmë në nivelin shtetar të rritjes së numrit të posalindura , mund të them se jemi të vetmit qendër spitalore që kemi rritje në numrin e të posalindurve, kjo i përshkurhet përmisimit ët kushteve në spitalin tonë por edhe sakrificës së personelit qoftë i mesëm , mjekëve për mundin që e japin por edhe përkushteshmërisë në profesionin e tyre.” Meral rexhepi – krye shefe e repartit gjinekologe.
Mosha mesatare që lindin fëmijën e parë e nënave është nga mosha 20 deri në 30 vjeçe, por viteve të fundit numri i nënave që lindin fëmijën e parë mbi moshën 30 vjeçare ka filluar të rritet shkaku i karierës që ndjekin gjinia femërore.
“ numri më i madh i moshës së nënave është nga 20 deri në 30, kohëve të fundit për shkak të rrethanave të ndryshme shkollimit të femrës, përkushtimit në karrierë , martesave të mëvonshme, kuptohet edhe mosha e nënave është në rritje, edhe numri i fëmijëve për shkak të nënave që janë të angazhuar në profesion është më i vogël, deri sa më parë shkoheshe në fëmijë të tretë, katër por edhe të pestë , tash më shpesh janë fëmija i dytë.” thotë Rexhepi.
Nga ky spital thonë se numri i lindjeve në mënyrë spontane është më i lartë se i atyre me prerje cezariane, ndërsa po të bëjmë një krahasim të numrit të gjinisë së foshnjave, numri i meshkujve është për 1 përqind me i lartë se i atyre të gjinisë femërore.







