Të tjera lajme

ELMIRA ELMAZI HAFIZE MË E RE E KURAN-it

Në xhaminë e re në fshatin Bogovinë është mbajtur ceremonia e duasë së hifzit të hafizes Elmira Elmazi. Ajo u lind në fshatin Bogovinë ku edhe e kreu shkollën fillore  ndërsa shkollimin e mesëm e kreu në Medresën Isa Beu, paralelja e shtrirë e vajzave në Tetovë, nërsa fakultetin e kreu në fakultetin e shkencave Islame në Shkup. Hifzin e filloi në vitin 2021 dhe e përfundoi në dhjetor të vitit 2025. Në këtë ceromoni ishin të pranishëm kreu I BFI-së Shaqir fetahu dhe myftiu I Tetovës Selver Xhemaili.

Ceremonia e duasë së hifzit të hafizes Elmira Elmazi u realizuar me një manifestim fetar, ndërsa për suksesin e arritur u ndanë dhurata dhe mirënjohje për hafizen e re  Elmira Elmazi.

Të fundit