Operacioni i sotëm ndërkombëtar i ndërmarrë nga DEA amerikane dhe autoritetet ligjzbatuese, i cili goditi “kokat” e një rrjeti të fuqishëm shqiptar të trafikut, ka rikthyer në vëmendje një deklaratë që dikur u konsiderua si teori konspirative.
A ju kujtohet kur Maduro akuzonte Shqiptarët?
Pak kohë më parë, Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, lëshoi një alarm që bëri xhiron e mediave botërore. Gjatë një mbledhjeje urgjente në Sallën “Simon Bolivar”, Maduro deklaroi me emër: “Mafia shqiptare po punon për sabotimin e zgjedhjeve në Venezuelë.”
Ai pretendoi se grupet shqiptare që kontrollojnë Ekuadorin kishin dërguar mercenarë dhe mjete shpërthyese për të destabilizuar vendin e tij më 25 maj, në bashkëpunim me emra si Erik Prince i “Blackwater”. Në atë kohë, shumë e panë këtë si një lëvizje politike të Maduros për të gjetur një “armik të jashtëm”.







