Trimat e Arkanit Për kë po luftojmë, për Serbinë, për Serbinë Nëse kalojnë kufirin, do t’i therrim të gjithë Keto pamje dhe brohoritje ishin pjese e karnevalit te Vevcanit gjate shenimit te festes fetare ortodokse Vasilica, dhe si nje nder pikat e e te ashtuquajturit karneval i Vevcanit i cili cdo vit tradicionalisht mbahet ne kete komune dhe e mbeshtetur me para publike. Karnevalet nuk jane per te ngritur dhe perkujtuar kriminel te luftes, por per ti poshtersuar ata, kurse ne Vevcani per cdo vit ndodh e kunderta dhe is duket ata me se miri pasqyrojne situaten momentale psikologjike ne Maqedoni. Karnevalet duhet te pasqyrojne traditen, te kaluaren, adetet e vjetra qe jane simbol i nje populli, ashtu sic jane karnevalet e njohura qe po organizohen kudo ne bote, thonë të revoltuar qytetarët në rrjetet sociale. Organet kompetente , qeveria dhe partite politike urgjentisht duhet te ngrene zerin e tyre kunder ketij karnevali percares kurse prokuroria duhet te beje punen e saj dhe organizatoret te pergjigjen perpara ligjit. Ne takimin e lidereve sot pervec tjerash do të duhej te diskutohej edhe per maredheniet nderetnike ne Maqedoni sepse ndasitë vijn e shtohen per cdo dite, e me kete dita dites shtohet edhe urejtja ndaj cdo gje qe nuk eshte maqedonase, urehen greket, bullgaret, shqiptaret, turqit, aleatet tane nderkombetar dhe ngrihen ne piedestal kriminelet. Dhe kjo, nuk ndodh njëherë, por ndodh pothuajse cdo herë kur kanë festa popujt jo shqiptarë.







