Të tjera lajme

LSDM nuk do ta mbështesë “Safe City”-n: qytetarët pa mbrojtje të qartë të të dhënave

LSDM nuk do ta mbështesë në Kuvend Ligjin për kundërvajtje, i cili lidhet me zbatimin e sistemit “Safe City”, bëri të ditur kryetari i partisë Venko Filipçe. Tha se pushteti nuk po përpiqet ta rregullojë sigurinë e të dhënave të qytetarëve që askush nuk tregon se si do të kontrollohen.

“Ne nuk do ta mbështesim atë ligj, nuk jemi kundër sigurisë në trafik, prova është se e kemi filluar atë sistem. Megjithatë, nuk mund të lejojmë që sistemi të zbatohet pjesërisht. Përveçse jemi për sigurinë në trafik, ne jemi edhe për sigurinë e të dhënave, të cilën pushteti as nuk po e komenton dhe as nuk po përpiqet ta rregullojë. Ja u ulëm në tavolinë në takimin e liderëve, ata ranë dakord për gjëra të ndryshme, do të shohim se cili është rezultati i një marrëveshjeje tjetër nga ajo ujdi”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.

Së fundmi u diskutua pse nuk zbatohet gjuha shqipe në dërgimin e SMS porosive në testimin e Safe City, e pyeti deputeti Halil Snopçe Ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në seancën e sotme për pyetje të opozitës në Kuvend.

“Zotëri Toshkovski ende nuk e kam marrë përgjigjen me shkrim në lidhje me atë që a e keni pranuar ndonjë SMS porosi nga kryeministri Mickoski se pse nuk e zbatoni përdorimin e gjuhës shqipe në SMS porositë ndaj qytetarëve në Maqedoni në këtë testimin e Safe City. Normalisht vetëm ditën e parë sipas statistikave afër 40 mijë qytetarë shqiptarë në shtetin tonë kanë pranuar SMS vetëm në gjuhën maqedonase me ç’rast është fyer ligji për përdorimin e gjuhës shqipe që është e drejtë ligjore dhe kushtetuese”, theksoi Halil Snopçe – deputet.

Ministri Toshkovski deklaroi se çdo akt që do të dorëzohet nga MPB do të jetë në gjuhën e përcaktuar sipas Ligjit dhe Kushtetutës.

Të fundit