Të tjera lajme

POLICIA E TETOVËS RRIT KONTROLLET ANTI-DROGË AFËR SHKOLLAVE PARANDLOHEN SHUMË RASTE

Është rritur numri i përdoruesve dhe shitësve të substancave narkotike të fëmijët Tetovë! Komandanti i SPB-së Tetovë Muhamed Ademi në një brifing me gazetarë tha se gjatë kohës së fundit janë rritur ndjeshëm edhe aksionet anti-drogë sidomos në hapësirat përreth shkollave dhe janë parandaluar shumë raste. Ai thotë se droga më e shpeshtë që haset te të rinjët është mariuhana, ndërsa nuk mungojnë rastet kur në afërsi të shkollave fillore dhe të mesme është zënë edhe kokainë.

“Janë rritur kontrollet objektet hotelerike që gjenden në afërsi të shkollave. Nuk kemi të dhëna të sakta, por kemi rritje në numrit të zbulimeve të rasteve të tilla. Kjo ka sjell deri te parandalimi i paraqitjeve të rasteve të reja. Droga më e shpeshtë, është mariuhana, por nuk mungojnë raste edhe të kokainës” tha Ademi, transmeton Televizioni KOHA.

Nga ana tjetër kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se kanë kërkuar nga Ministra e Arsimit edhe kuadër profesional, në këtë rast psikolog për trajtimin e nxënësve që janë përdorues apo shitës. Kasami gjithashtu u bën apel nxënësve që të kujdesën për fëmijët e tyre edhe jashtë shtëpisë, me qëllim që të kemi një rini sa më të shëndosh dhe larg rrezikut.

Përveç rasteve të përdorimit dhe trafikimit të substancave narkotike, të të miturit po shtohen edhe rastet e rahjeve, bullizimeve dhe keqtrajtimit të moshatarëve të tyre. /Televizioni KOHA

Të fundit