Të tjera lajme

KODRA E DIELLIT “MAGNET” PËR VIZITORËT – FLUKSI I MADH GJATË FUNDJAVËS!

Sot të gjitha rrugët çonin drejt Kodrës së Diellit. Vizitorë nga vendi dhe jashtë janë drejtuar në këtë Qendër Turistike Dimërore për të shijuar bukuritë natyrore të Malit Sharr. Drejtuesit e Qendrës Turistike thonë se janë në dispozicion të vizitorëve.

Borë e mjaftueshme, kushte për skijim dhe sporte dimërore, por edhe lumej njerëzish që për fundjavë drejtohen për në Kodrën e Diellit.

Kështu është atmosfera në këtë qendër turistike dimërore në këtë sezon, por duket se kushtet e motit, sidomos era e fuqishme pamundëson funksionimin e ski-lifteve.

Por, nga kjo Qendër Turistike thonë se po bëjnë gjithcka që vizitorët ta shijojnë këtë bukuri natyrore. Janë vënë tërësisht në dispozicion të tyre.

“Fluksi është I madh të shtunave dhe të dielave, pasi fëmijtë kanë nisur në shkollë dhe kemi më shumë vizitorë, por reshjet atmosferike, moti, na bëjnë disa probleme teknike, mirëpo vizitorë kemi mjaftueshëm. Vizitorët janë të vendit, Kosovës, Shqipërisë, ka edhe nga vende tjera, ka edhe gjerman, sivjet kemi shumë vizitorë. Shtigjet e teleferikut të gjithë I kemi në funksion, mirëpo sot, dita e shtunë, sic e shihni, kemi erë dhe ne teknikisht nuk mund ta lëshojmë në përdorim teleferikun kur kemi erë jashtë normales, me 70 km/h. Vizitorët I shërbejmë aq sa I kemi kapacitetet tona, punët janë duke shkuar mirë. Probleme kemi vetëm me disa vizitorë të pandërgjegjshëm me motora bore pa leje në pistat e skijimit ku edhe kemi skiatorë dhe për cdo ditë ne I paraqesim në polici”

Duket se këtë fundjavë të gjithë rrugët çonin drejt Kodrës së Diellit. Vizitorë nga vendi por edhe shtetet fqinje kishin zgjedhur këtë qendër turistike dimërore për të kaluar fundjavën. Kodra e Diellit kohëve të fundit paraqet magnet për vizitorët.

“Nuk e kemi për herë të parë. Sot jemi të organizuar me shkollën fillore “Vëllezërit Milladinovi” sikurse vijmë për cdo vit. Duhet më tepër të investohet. Sot nuk I shfrytëzojmë edhe ski-liftat se na lajmëruan se ka erë të fortë e nuk punojnë, punon vetëm “Teteksi” poshtë me njëulësen. Në përgjithësi mirë. Derisa fëmijtë janë të kënaqur, ne jemi më të kënaqur” – tha për Tv Koha një vizitorë nga Struga.

“Kodra e Diellit është një vend mjaft I bukur dhe ne vijmë javë për jave sepse jemi agjenci turistike dhe sjellim ture nga Tirana. Jemi mjaft të kënaqur dhe është një vend shumë I bukur. Sot na prishi pak se nuk punon teleferiku por jemi tepër të kënaqur” – tha për Tv Koha një visitor nga Shqipëria.

“Mirë, ekstra, për merak. Jam një ditë sot, në mbrëmje do të shkoj” – tha një turist vendas.

“Shumë e bukur dhe ka një atmosferë shumë fantastike. Dimri duhet të ndjehet për së gjalli, duhet provuar dhe prekur dhe ne kënaqemi shumë” – tha për Tv Koha një turiste nga Shqipëria.

Me mbi gjysmë metri trashësi të dëborës dhe me ofertë turistike solide Kodra e Diellit vazhdon të tërheq numër të madh vizitorësh nga vendi dhe jashtë. Fundjavat mbeten ditët kur fluksi është më I madh, por vizitorët nuk mungojnë edhe ditëve të punës. Kështu pritet të jetë deri në fund të sezonit turistik dimëror.

Të fundit