Festën e 8 Marsit e kanë kremtuar edhe në Shoqatën e Pensionistëve të Tetovës. Nga kjo Shoqatë bëjnë thirrje që edh pensionistet shqiptare t`i bashkangjiten shoqatës.
Shoqata e pensionistëve nuk ka harruar koleget e tyre. Përmes një organizimi kanë shënuar 8 Marsin – Ditën e Gruas.
Këngë, valle, takime brezash, pensionistët e Tetovës shënuan këtë festë në një atmosferë të harreshme.
“Në kuadër të aktiviteteve të Shoqatës së Pensionistëve – Tetovë, sot me rastin e 8 Marsit Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ne jemi tubuar bashkë me aktivin e grave të kësaj shoqate për ta kremtuar festën e nesërme – 8 marsin”
Nga Shoqata e Pensionistëve në Tetovë kanë bërë thirrje që kësaj shoqate t`i bashkangjiten edhe pensionistet shqiptgare.
“Shumë pak pensioniste shqiptare marrin pjesë në shoqatën tonë dhe për këtë shkak bëj thirrje, cdo grua që do të pensionohet, të vijë, të njihet me shoqatën tonë, që edhe ajo ta ndjej jetën pensioniste përmes shoqërisë, të jetë më aktive, të kycen në gara sportive, jetën kulturore. Edhe nëpër ekskursione vijnë shumë pak gra pensioniste shqiptare”
Shoqata e Pensionistëve të Tetovës përmes aktiviteteve të ndryshme synon që pensionistët të ndjejnë atmosferën e shoqërisë dhe aktivizimit. Ripërsërisin thirrjet që edhe pensionistet shqiptare t`I bashkangjiten kësaj nisme dhe të bëhen pjesë e aktiviteteve të ndryshme në këtë shoqatë.







